Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetues i komunizmit? Fatmir Xhafaj hapur flet për të shkuarën e tij

2024/10/09 at 11:12 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetues i komunizmit? Fatmir Xhafaj hapur flet për të shkuarën e tij

Jo pak herë Partia Demokratike e ka akuzuar deputetin e PS Fatmir Xhafaj si hetues të kohës së komunizmit.

Vetë Xhafaj, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka qenë hetues i komunizmit.

Deputeti Xhafaj e ka mohuar kategorikisht këtë fakt.

Blendi Fevziu: Në vitet ’80 keni qenë hetues procesesh politike. Një grua që pretendonte se është keqtrajtuar nga ju si hetues, pra është rrahur nga ju si hetues.

Fatmir Xhafaj: Ke bërë emision ti Fevzi.

Blendi Fevziu: Po, ka dalë zonja live nga Gjermania.

Fatmir Xhafaj: Je kënaqur me këtë gjë se e ke bërë live. Kjo është një shpifje. Kam mbaruar studimet për drejtësi, jam caktuar në rrethin e Krujës, kam filluar fillimisht si ndihmës ligjor dhe më pas kam kaluar gjyqtar. Kur kisha bërë 2 vite gjyqtar, një pjesë, jo vetëm mua, me vendim i kaluan në hetuesi për të forcuar hetuesinë. Ka një dallim, hetuesia e 1984 nuk është hetuesia e Ministrisë së Brendshme. Atëherë Prokuroria bënte kontrollin e hetimit dhe përfaqësimin në gjyq. Këta ishin pjesë e sistemit të drejtësisë. Nuk kam qenë kurrë pjesë e hetuesisë.

Blendi Fevziu: A keni bërë proces politik?

Fatmir Xhafaj: Zero!

Blendi Fevziu: Çfarë çështje keni bërë në atë kohë?

Fatmir Xhafaj: Çështja për të cilën folët është një çështje që ka filluar për vjedhje banesash, për vjedhje të pasurisë publike që quhej në atë kohë të magazinave dhe disa banesa publike në qytet. Është kapur ky grup dhe në atë kohë më ka rënë mua për pjesë ta hetoj.

Blendi Fevziu: Keni ushtruar ju dhunë ndaj këtyre personave?

Fatmir Xhafaj: Zero. Pasi kam ikur unë, gjatë hetimit kolegëve të mi ju kanë dalë elementë të rinj. Unë kam ikur në gjysmë të procesit. Hapeni dosjen, po gjetët një firmë timen për çështje politike.

Blendi Fevziu: U nisëm nga dëshmia e zonjës.

Fatmir Xhafaj: Ti si gazetar shko verifikoje meqë e ke pasur me pasion këtë gjë, je marrë personalisht me këtë gjë.

Blendi Fevziu: Jam marrë personalisht me çdo çështje që del. Nuk jam marrë me ty personalisht.

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

29 Qershor, 2025 4:52 pm
Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
Politikë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

29 Qershor, 2025 4:30 pm
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

29 Qershor, 2025 3:35 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
Aktualitet

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

29 Qershor, 2025 3:16 pm
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

29 Qershor, 2025 3:04 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 10 tetor 2024

Javën e ardhshme, rrebeshe dhe dëborë në Shqipëri

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Uragani Milton “zbarkon” në Florida

Uragani Milton “zbarkon” në Florida

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
29 Qershor, 2025

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit. Sipas informacioneve të para deri...

Lexo më shumë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
29 Qershor, 2025

Pas rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, të hënën KQZ-ja do të nisë hapjen edhe për 587 kutitë e...

Lexo më shumë

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt...

Lexo më shumë

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
29 Qershor, 2025

Një pushues rreth 50 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme teksa lahej në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com