Në tryezën “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar lidhur me hetimet për procesin zgjedhor, teksa u shpreh se prokurorët e posaçëm kanë ushtruar kontrolle personale, të banesave dhe në zyra.
Ai deklaroi se gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit.
Gjithashtu kreu i SPAK deklaroi se “sfidat nuk janë të pakta”, duke theksuar se kallëzimet në SPAK të subjekteve politike nuk kanë qenë të plota.
“Janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit.
Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota.
Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit”, tha kreu i SPAK.