Andia Pustina është paraqitur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza lidhur me hetimet që Prokuroria Speciale ka zhvilluar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Mësohet se SPAK i ka komunikuar Pustinës akuzën e “pastrimit të parave”.
Andi Pustina është zotëruese e studios ligjore “Pustina”, në të cilën janë bërë të gjitha kontrata bazuar dosjes hetimore për “Partizanin”.
Pasi i është komunikuar akuza ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, biznesmenit Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, SPAK ka vendosur ti komunikojë akuzën Pustinës.