Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimi/ Nga u nis biznesmeni që u kap në makinë me patentat e Tahirit në Elbasan?!!

2017/11/05 at 6:20 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimi/ Nga u nis biznesmeni që u kap në makinë me patentat e Tahirit në Elbasan?!!

Orest Sota që u kap me mbi 800 mijë euro dhe dy patenta të ish ministrit Tahiri në makinë, rezulton të jetë ndaluar nga policia në dy epidose gjatë kohëve të fundit.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se 25 vjeçari është ndaluar më 9 gusht dhe 24 shtator të këtij viti nga policia rrugore e cila i ka pezulluar lejen e drejtimit për shkelje të rregullave të qarkullimit
rrugor dhe shpejtësi tej normave të lejuara. Kjo video e postuar në rrjetet sociale tregon pasionin e të riut për shpejtësinë.
Po ashtu burime nga policia bëjnë me dije se mbrëmjen e 1 nëntorit Sota në momentin e ndalimit ka qenë duke hyrë në qytetin e Elbasanit nga rruga lidhëse me Peqinin.
Kjo i ka shtyrë hetuesit të verifikojnë trajektoren e lëvizjes së të riut dhe pikënisjen e tij së bashku me shumën e madhe të valutës. Hetimi për paratë e gjetura pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda,
pasi Prokuroria e Elbasanit nuk ka kompetencën për të zhvilluar hetimin pasuror dhe për të verifikuar mënyrën sesi ka gjeneruar 863 mijë euro kesh të pashoqëruar me asnjë faturë apo mandat.
Për ngjarjen ka reaguar dhe i ati i 25 vjeçarit, biznesmeni Lefter Sota.

“Ashtu siç kam deklaruar edhe pranë oficerit të policisë, bazuar në normat tregtare për mbajtjen e kontratës, kjo shumë do të shërbente si garanci e kthyeshme, mbasi të ishte kryer pagesa e plotë me bankë. Njoftoj se kjo sasi valute buron nga të ardhurat e mia personale e kursimet në vite”, ka thënë biznesmeni Lefter Sota. Orest Sota për të cilin gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë arrest me burg, në 13 shkurt të këtij viti shfaqet në krah të ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e komisariatit nr 6. 25 vjeçari ka deklaruar se nuk ka njohje me Tahirin dhe se patentat mund të jenë harruar në mjetin e tij nga shoferi i ish-ministrit me të cilin ka miqësi. Top Channel

Etiketa: Orest Sota. patentat e Tahirit

Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
-U tha në Opinion

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

8 Tetor, 2025 11:56 pm
“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
-U tha në Opinion

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

8 Tetor, 2025 11:04 pm
Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

8 Tetor, 2025 10:41 pm
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
Bota

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

8 Tetor, 2025 9:57 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
Aktualitet

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

8 Tetor, 2025 9:27 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Para
E fundit/ Një grua gjendet e vdekur në një parcelë

E fundit/ Një grua gjendet e vdekur në një parcelë

Mediat italiane të pakënaqura me Hysajn: “Duhet të jetë më ….”

Mediat italiane të pakënaqura me Hysajn: "Duhet të jetë më ...."

Video “Ka një mesazh për ty”/ Rrëfimi i pazakontë i shqiptares: “Më tha që jam i varfër, por më doli …..”

Video "Ka një mesazh për ty"/ Rrëfimi i pazakontë i shqiptares: "Më tha që jam i varfër, por më doli ....."

TE FUNDIT

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
8 Tetor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka shpjeguar arsyet kryesore pse sistemi...

Lexo më shumë

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
8 Tetor, 2025

Skema e zbuluar nga SPAK të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit nga një grup kriminal u diskutua në...

Lexo më shumë

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
8 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me aktivitetin e grupeve kriminale në vendin tonë. Gazetari Artan Hoxha thotë se...

Lexo më shumë

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
8 Tetor, 2025

Çmimi i arit ka shënuar një rritje historike, duke kaluar për herë të parë pragun e 4 mijë dollarëve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com