Politikë

Hetimi ndaj Metës, caktohet sekretarja e Komisionit Hetimor


               Publikuar në : 14:09 - 11/07/19 |
el ida

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës nga detyra e presidentit vendosi gjatë mbledhjes së sotme të caktojë si sekretare të këtij komisioni Klotilda Bushkën, ndërsa relatorë u përzgjodhën deputetët Alket Hysenaj dhe Halit Valteri.

11 deputetë nga Partia Socialiste dhe opozita e re do të bëhen pjesë e komisionit hetimor që për tre muaj do të hetojë kushtetuetshmërinë e dekretit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Partia Socialiste ka shtuar dy vota në favor të saj në përplasjen me Ilir Metën, pasi në votimin e 13 qershorit kur u hodh poshtë dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve, ishin 100 deputetë që votuan për rrëzimin.

Më herët deputetja e PS, Klotilda Bushka është shprehur se Kuvendi ka një numër të mjaftueshëm për të marrë vendime edhe me shumicë të cilësuar votash, dhe sipas saj nga pikëpamja e ligjshmërisë, jo vetëm që është një Parlament legjitim, por është dhe një Parlament funksional, teksa shtoi se kjo është pranuar nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë./Opinion.al

Pas