Një grup hetuesish dhe prokurorësh që hetojnë dosjen Habilaj në Shqipëri si dhe ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pritet të mbërrijnë në Katania për të parë nga afër hetimet mbi këtë rast.
Lajmi konfirmohet për televizionin “Klan”, nga burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që thanë se hetuesit pritet të mbërrijnë në Katania gjatë javës që vjen.
Nuk dihet nëse vetë hetuesit mund të kryejnë veprime konkrete me autorizim të palës italiane, apo se vetëm do të kërkojnë të njihen më në detaje me materialet e dosjes në fjalë.
Tv Klan