Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

2025/12/28 at 10:14 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë hetimin e SPAK ndaj AKSHI-t që ka përfshirë dhe drejtuesen Mirlinda Karçanaj teksa foli për raportin e Bankës Botërore lidhur me transformimin digjital të sektorit publik.

Rama tha se Shqipëria sot ka bërë një progres të madh duke u renditur në raportin e fundit në vendin e 14-të krahasuar me vitin 2022 kur ndodhej në vendin e 64 dhe këtë rezultat ai ia atribuon punës së AKSHI-t dhe drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, e cila e drejton këtë institucion prej 12 vitesh. Kryeministri u shpreh se akuza për Karçanajn janë të hatashme dhe se vetëm drejtësia do të zbulojë të vërtetën.

“Banka Botërore ka publikuar GovTech Maturity Index 2025, ose e thënë shqip, raportin që njëherë në 2-3 vite vlerëson 197 vende të botës për nivelin e transformimit digjital të sektorit publik. E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jeësimin e vizionit tonë qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqipërisë, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën një mase sigurie me një akuze te hatashme, për te cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia, e s’mund të pritet asgjë nga 700 tenxheret e çorbës politike mediatike, që të dalë dalja deri në fund e vërteta e saj cilado qoftë ajo.

Por unë di po ashtu, që falë saj dhe skuadrës së AKSHI-it, ku punojnë pa orar plot vajza e djem të talentuar të botës së re të teknologjisë, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh, krahasuar me vitin 2022 kur ka dalë raporti paraardhës i Bankës Botërore për qeverisjen digjitale. 

Këtë herë, jo vetëm vijojmë të renditemi në Grupin A – i quajtur grupi me Maturitet të Lartë, ku kemi 0.939 pikë nga 1 që është maksimumi, por falë një rritjeje të ndjeshme, krahasuar me raportin paraardhës, ku kishim 0.752, këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68-të në vendin e 14-të, mes gjithë atyre vendeve, duke lënë pas pikërisht falë punës e vullnetit për ta vënë teknologjinë e re në shërbim të publikut dhe të zhvillimit të Shqipërisë, vende me emër të madh, si Danimarka, Singapori apo Mbretëria e Bashkuar, e me radhë. 

Ky është një raport objektiv dhe profesional, i cili vlerëson katër fusha kryesore, që mbulojnë sistemet bazë qeveritare, shërbimet publike online, angazhimin digjital të qytetarëve dhe faktorët mundësues institucionale e ligjorë, dhe pa diskutim nuk justifikon absolutisht asnjë shkelje të ligjit që pretendohet se ka ndodhur në aktivitetin e AKSH-it, gjë që mund të na e thotë vetëm procesi gjyqesor, por nga ana tjetër e gjithë zhurma histerike e 700 tenxhereve të çorbës politike mediatike, nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të Shqipërisë, në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t, që mund ta verifikoni lehtësisht përmes linkut të raportit.”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive
Kryesore

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

28 Dhjetor, 2025 11:38 am
Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
Kryesore

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

28 Dhjetor, 2025 9:24 am
Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
Aktualitet

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

28 Dhjetor, 2025 9:17 am
Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Kryesore

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

28 Dhjetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025 8:54 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025 8:53 am
Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Para
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

TE FUNDIT

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive
28 Dhjetor, 2025

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të...

Lexo më shumë

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
28 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë hetimin e SPAK ndaj AKSHI-t që ka përfshirë dhe drejtuesen Mirlinda Karçanaj teksa foli për raportin e Bankës Botërore...

Lexo më shumë

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pasi ka hedhur votën e tij sot në Pejë për zgjedhjet u...

Lexo më shumë

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
28 Dhjetor, 2025

Numri i emigrantëve të rikthyer pas pandemisë është rritur, por gjithashtu edhe kushtet për riintegrimin janë përkeqësuar. Anketa e Emigracionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com