Aktualitet

Hetimi i CEZ prezantohet tek Ligjet, Halimi e Xhafaj me sytë nga ndërkombëtarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:36 - 17/11/15 |
b.f

 

TIRANE- PD ka prezantuar sot nismën ligjore për hetimin e CEZ në Komisionin e Ligjeve. “Një strukturë e specializuar hetimi që ushtron veprimtarinë në SHBA ose Europë të caktojë prokurorë në Shqipëri për çështjen CEZ dhe marrëdhënien me DIA”, tha Halimi. Sipas tij, prokurorët e huaj duhet të hetojnë mbi faktet e bëra publike për dëmtimin e interesave financiare të shtetit shqiptar, nga realizimi i marrëveshjes mes shoqërisë CEZ sh.a. dhe Qeverisë.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj u shpreh se u ka kërkuar organizmave ligjzbatuese ndërkombëtare opinion lidhur me implikimin kushtetues të kësaj nisme, pasi siç u shpreh ai, “besoj se ka implikim kushtetues”. Po presim një përgjigje”, tha Xhafaj, duke kërkuar shqyrtimin në parim të nismës ligjore.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas