Aktualitet

Hetimi i CEZ, Kryeprokurori kundër PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 25/11/15 |
b.f

 

Jo vetëm mazhoranca por tashmë edhe Prokurori i Përgjithshëm është shprehur kundër projektligjit të propozuar nga partia demokratike për cështjen  CEZ.

Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, të datës 9 nëntor, Prokrokurori i Përgijgithshëm Adriatik Llalla argumenton se hetimi për CEZ-in duhet të bëhet nga organi i tij, pasi në të kundërt bie ndesh me Kushtetutën.

Llala sqaron se është prokuroria shqiptare ajo që ka legjitimitetin dhe kapacitete për të hetuar cdo vepër penale  dhe se legjitimiteti i padiskutueshëm i saj si i vetmi organ në vend  që ushtron ndjekjen penale është mbrojtur edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Letra, që në fakt është përgjigje që Llalla i ka kthyer Kryetarit të Komisionit të Ligjeve sqaron më tej se projektligji i demokratëve bie jo vetëm në kundërshti me Kushtetutën, por edhe Kodin e procedurës Penale si dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë.

Ky qëndrim i prokurorisë vjen pas rrëzimit nga ana e PS-së të këkresës së demokratëve  për cështjen CEZ dhe votës bstenim të LSI-së. /tvklan/

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas