Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimi i BE për subvencionet në automjetet kineze bën bujë

2023/09/16 at 4:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Hetimi i BE për subvencionet në automjetet kineze bën bujë

BE afrohet me hetimin në praktikat proteksioniste të SHBA ndaj automjeteve elektrike kineze. Megjithë rrezikun e luftës tregtare, ky hap u intereson shumë shteteve, vëren Auron Dodi.


Bashkimi Evropian dëshiron të pengojë që tregu evropian i veturave elektrike “të përmbytet” edhe më tej “me automjete të lira kineze”.  Prandaj Komisioni Evropian (KE) do të nisë një hetim për çrregullim të tregut evropian nga Kina. Presidentja e KE,  Ursula von der Lyen deklaroi të mërkurën (13.09.) në Parlamentin Evropian në Strasburg se çmimi i veturave elektrike kineze “mbahet artificialisht i ulët me subvencione të mëdha shtetërore” kineze. Komisioni Evropian ka llogaritur se një veturë kineze kushton mesatarisht rreth 20% më pak se një veturë evropiane.

Automjetet elektrike kineze aktualisht zotërojnë 8% të tregut të BE. Por dyfishimi i kësaj kuote në dy vitet e ardhshme konsiderohet parashikim realist.

Deklarata e von der Leyenit për nisjen e hetimit për subvencionet kineze ka bërë bujë në mediat evropiane. Pasi BE afrohet kështu me praktikat proteksioniste të SHBA dhe Indisë ndaj automjeteve elektrike kineze. 27% është në SHBA tatimi për veturat elektrike kineze. 10% është aktualisht ky tatim në BE.

Masat proteksioniste – a janë klientët të humburit?

Investimet miliardëshe që gjermanët (dhe evropianë të tjerë) kanë bërë dekadat e fundit në automjetet elektrike rezulton se nuk konsiderohen të mjaftueshme: BE mendon se ekspansioni kinez me automjetet elektrike në Evropë duhet përballur edhe me masa proteksioniste. Përparësia kineze në automjetet elektrike me gjasa e ka burimin te subvencionet e gjithanshme prej dhjetëra miliardash shtetërore, dyshohet në Bruksel.

Me fotovoltaikët, në panelet diellore Kina arriti t’i spostojë nga tregu evropianët më parë të suksesshëm. Nëse pas një vërshimi kinez në Evropë e njëjta gjë ndodh me automjetet elektrike evropiane, pasojat janë mbyllja e fabrikave evropiane e papunësia. Çmimin e paguajnë sërish klientët evropianë.

Përmasat e “vërshimit” kinez

Për numrin e automjeteve të eksportuara Kina kaloi vjet Gjermaninë, sivjet pritet të kalojë edhe Japoninë. Vetëm deri në korrik të këtij viti Kina kishte eksportuar 2.8 milionë automjete.

Veturat elektrike kineze deri vonë janë preferuar kryesisht në vende të varfra. Dhe në shtete si Brazili. Por me përparimin teknologjik në këto vetura dhe çmimet e tyre relativisht të ulëta, interesi po zgjohet edhe te klientët evropianë.

Në gjashtë muajt e fundit, Kina eksportoi në BE aq vetura sa eksportoi për gjithë vitin e kaluar: 350.000 vetura (këtu megjithatë 40 përqind e tyre janë vetura Tesla, që prodhohen në Kinë). Spanja qe një nga blerëset kryesore evropiane, me 70.000 vetura elektrike kineze të importuara.

Në segmentin e automjeteve elektrike luksoze, premium, sipas ekspertëve, janë gjermanët ata që janë të pankonkurrueshëm. Por në veturat elektrike të klasës së mesme dhe veturat e vogla, ka automjete kineze të ndërtuara shumë mirë, thonë vëzhgues gjermanë.

BE mbrohet vetëm kur respektohen rregullat

Mendohet se prodhuesit evropianë do të ofrojnë modele veturash elektrike me çmime më të lira jo përpara viteve 2026-2027. Përsa i përket çmimit, kinezët janë përpara, edhe për shkak të zinxhirit të gjerë të furnizimit në Kinë dhe kostove më të ulëta të punës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen la të kuptojë në fjalimin e saj për “Gjendjen në Union” se BE mund të konkurojë në tregun botëror vetëm po të mbrojë rregullat e tregut të brendshëm. Kështu mund ta theksojë ai rolin e tij gjeopolitik ndaj sfidave që vijnë nga jashtë. Nëse BE nuk mbrohet me këtë strategji, në Evropë vetëm do të shtohet zhgënjimi aktual. Se janë fuqi të tjera globale ato që imponojnë rregullat e tyre dhe evropianët vetëm nënshtrohen.

Hetimi i BE është në interesin e Gjermanisë

BE duket në vështrim të parë i ndarë, nëse duhet ndjekur apo jo ndaj Kinës qasja proteksioniste e SHBA, me taksa të larta për automjetet elektrike. Gjermanët kanë qenë gjatë skeptikë për nisjen e një hetimi të tillë nga Komisioni Evropian. Ishin francezët dhe komisioneri i tyre ambicioz Thierry Breton që këmbëngulën publikisht për nisjen e hetimit të KE për subvencionet kineze.

Por që Gjermania nuk e bllokoi një hetim të tillë, pasojat e të cilit mund të jenë largvajtëse për të gjithë BE, flet për një ndryshim të vlerësimit politik në Gjermani, përballë ekspansionit kinez në automjetet elektrike. Ky ekspansion i madh mund ta nxjerrë të dytën në tregun evropian Gjermaninë, prodhuesen më të madhe të automobilëve në Evropë. Përsa i përket tregut në Gjermani, shefi i koncernit kinez të automjeteve elektrike BYD i tha gazetës ekonomike gjermane Handelsblatt (HB) se ai synon të avancojë në prodhuesin kryesor ndërkombëtar të automjeteve elektrike në Gjermani.

Prandaj në thelb hetimi i Komisionit Evropian për subvencionet në automjetet elektrike kineze është në interesin e Gjermanisë. Koncerni Mercedes-Benz i deklaroi HB se ai mbështet një rend liberal të tregtisë. “Këtu bën pjesë parimi, që të gjithë pjesëmarrësit të kenë të njëjtat kushte”.

Prodhuesit gjermanë me deklarata të përmbajtura

Në përgjithësi deklaratat e koncerneve automobilistike gjermane qenë të përmbajtura. Koncerni BMW tha se “e kishte regjistruar” njoftimin për nisjen e hetimit. Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck tha se synimi nuk është që të nxirren nga tregu automjetet e lira kineze. Por kur “ke dyshimin se ka konkurrencë të pandershme”, hetimi për këtë është rruga e vetme, tha ai.

Përmbajtja gjermane ka të bëjë me faktin se tregu kinez mbetet shumë i rëndësishëm për prodhuesit gjermanë të automjeteve. Sipas portalit statista, në vitin 2022 koncernet Volkswagen, Mercedes-Benz dhe BMW shitën në Kinë 36,6% të automjeteve të tyre.

Në Gjermani druhen se do të nisë një luftë tregtare me Kinën. Kina do të kundëpërgjigjet me masa, edhe pa pasur bazë ligjore për këtë. Sipërmarrjet evropiane praktikisht nuk kanë të drejta në sistemin politik të Republikës Popullore, thonë në BE.

Francezët deklarojnë shpesh atë që vendosin gjermanët

Nga kundërmasa eventuale kineze, më fort nga të gjitha do të goditej industria gjermane e automobilëve. Gjermanët zotërojnë 17% të tregut kinez të automjeteve. Në dallim nga francezët, që kontrollojnë vetëm 0,4 % të tregut kinez.

Sigurisht që fakti që do të dëmtoheshin më shumë konkurrentët gjermanë, nuk është motivi pse e nxitën hetimin francezët. Francezët deklarojnë rregullisht publikisht nevojën e sovranitetit, të mbrojtjes së Evropës nga sfidat e jashtme.

Vendimi për nisjen e hetimit për subvencionet kineze dhe mundësia e vendosjes së tarifave më të larta për automjetet elektrike kineze imiton megjithatë praktikën e SHBA. Ai nuk është dëshmi se BE ndjek rrugë origjinale të vetat, se po ecën drejt “një roli më të pavarur ndaj SHBA dhe Kinës”, siç kërkoi në prill pas kthimit nga SHBA presidenti francez Emmanuel Macron. Kjo kontradiktë e pjesshme megjithatë nuk duket se i trazon francezët. Që deklarata të mëdha të Presidentit Macron “zvogëlohen” kur vjen puna që të zbatohen në praktikë, kjo mjerisht ndodh dhe tërheq vëmendjen.

Rezultati i hetimit brenda 13 muajve

KE duhet të provojë se Kina po subvencionon kompanitë që eksportojnë automjete elektrike në BE. Dhe se kjo po dëmton industrinë evropiane.

Megjithatë pak vetë dyshojnë, se ajo që do të gjendet në hetim nuk do të mjaftojë për të vendosur taksa më të larta ndaj automjeteve kineze. Vendimi për këtë do të merret brenda 13 muajve.

Një shoqëri konsultuese amerikane (Alix), ka vlerësuar se për subvencionimin e industrisë së automobilëve elektrikë, shteti kinez ka derdhur 57 miliardë dollarë vetëm gjashtë vitet e fundit (2016-2022).

Ekspertë i thanë HB se janë dhënë grante direkte në kapital, për përpunimin e lëndëve të para, në prodhimin e baterive dhe në prodhimin faktik të veturave. Bankat shtetërore kanë dhënë kredi me kushte tepër të favorshme. Tokat janë dhënë me çmim të ulët nga autoritetet lokale. Mjaft kompani automobilistike kineze janë shtetërore, kujton analisti i Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Sipas shtypit gjerman, për të përfituar nga këto subvencione, në tregun kinez është shtuar edhe numri i prodhuesve.  Por marzhet e fitimit në Kinë prodhuesit kinezë i kanë të ulëta. Kërkesa në Kinë për automjetet elektrike ka rënë. Prandaj prodhuesit kinezë kërkojnë tregje jashtë Kinës. Me këtë shpjegohet edhe vendimi i tyre për ekspansion me automjete elektrike në Evropë./DW

 

 

 



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Erdogan: BE synon shkëputjen nga Turqia

Erdogan: BE synon shkëputjen nga Turqia

Vera nuk ka mbaruar ende, Australia përgatitet për një valë të nxehti në shtator

Vera nuk ka mbaruar ende, Australia përgatitet për një valë të nxehti në shtator

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës varen nga rrjedha e dialogut me Serbinë

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës varen nga rrjedha e dialogut me Serbinë
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com