Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimet: Shefi i Rendit në Laç merrte 30% të fitimeve nga kanabisi

2017/03/02 at 9:19 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet: Shefi i Rendit në Laç merrte 30% të fitimeve nga kanabisi

Ylli Vata, shefi i Rendit në Komisariatin e Kurbinit rezulton i zhdukur prej dy javësh. Ai akuzohet nga prokuroria për trafik droge. Ka dyshime se operacioni është dekonsiruar ndaj dhe Vata është fshehur ditën kur u dha masa në gjykatë.

Emri i tij ka dalë në skenë nga përgjimet e personave të përfshirë në trafikimin e drogës, në nëntor të vitit të shkuar, ku në pranga u vunë 7 persona, njëri prej të cilëve ishte efektiv policie.

Konkretisht, të arrestuarit ishin shtetasit Luftar Nelaj, Hashim Nelaj, Elton Haxhia, Bashkim Kodra, Zan Kasmi (punonjës policie), Sami Balloku dhe Aldo Xhaferri.

Hetimi për këtë grup kriminal nisi në muajin korrik të 2016-ës, ndërsa është duke u punuar edhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e drogës.

Nga hetimet është faktuar se oficeri Vata duke qenë epror i policëve të zonave ka ndikuar tek ata që të mos kryejnë detyrën për të mbledhur informacion mbi mbjelljen e kanabisit. Madje, në disa raste, ai ka qenë në parcelat me kanabis dhe nuk e ka asgjësuar drogën.

Vata kishte lidhje me të paktën 3 grupe që kultivonin kanabis në zonën e Kurbinit dhe u merrte atyre nga 20-30% të parave nga shitja e kanabisit, në këmbim të garancisë që u jepte për mosasgjësimin e drogës.

Hetimet

Si rezultat i hetimeve të kryera, është provuar se shtetasi Lefter Neli ka organizuar dhe krijuar një mekanizëm, i cili bën të mundur dhe krijon të gjitha kushtet e përshtatshme për kultivimin e bimës narkotike në zonat e malësisë së Kurbinit. Po ashtu, nga hetimi rezulton se për këtë aktivitet, ai ka marrë sigurinë se ajo nuk do të cenohet nga forcat e policisë së komisariatit të Kurbinit. Po sipas hetimit, grupi kishte të siguruar edhe tregtimin e lëndës narkotike pas procesit të përpunimit.

Pas arrestimit të disa personave, përfshirë edhe atë që konsiderohej kreu i grupit, Lefter Neli, Prokuroria për Krime të Rënda vijoi hetimin për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm. Nga hetimi u konstatua se një sasi relativisht e madhe bimësh narkotike nuk është asgjësuar edhe pse grupi i kontrollit, i drejtuar nga shefi i Rendit Ylli Vata kishte qenë në këto vende dhe nuk ka kryer detyrën për asgjësimin e tyre.

Në bazë të të dhënave të marra nga hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur në konkluzionin se shtetasi Lefter Nelaj dhe bashkëpunëtorët e tij bashkëpunonin ngushtësisht me drejtuesin e rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin, me qëllim kryerjen e veprave penale për të cilat janë arrestuar. Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë miratimin e gjykatës për arrestimin e oficerit të policisë, Ylli Vata.

*Më poshtë një pjesë e përgjimeve të trafikantëve ku del në pah emri i shefit të policisë

e-re-Untitled-1

Etiketa: Kanabiskurbinshef policieYlli Vata

Ju sugjerojmë

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve
Aktualitet

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

5 Qershor, 2025 12:22 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

5 Qershor, 2025 12:05 pm
“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria
Aktualitet

“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria

5 Qershor, 2025 11:54 am
Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin

5 Qershor, 2025 11:50 am
Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!
Aktualitet

Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!

5 Qershor, 2025 11:40 am
Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave

5 Qershor, 2025 11:38 am
Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
Aktualitet

Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!

5 Qershor, 2025 11:27 am
Balla ironizon ish-aleatin e Berishës: Të na japë formulën që të fitojmë me Serbinë
Aktualitet

Balla ironizon ish-aleatin e Berishës: Të na japë formulën që të fitojmë me Serbinë

5 Qershor, 2025 11:21 am
Gogu:Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot
Aktualitet

Gogu:Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot

5 Qershor, 2025 11:10 am
Korrupsion dhe kontrabandë në Morinë, SPAK dërgon për gjykim 34 persona
Aktualitet

Nuk u formua trupa gjykuese, shtyhet seanca për “5D”-në

5 Qershor, 2025 11:09 am
Para
OTR me bashkëpunime të mëdha ndërkombëtare?

OTR me bashkëpunime të mëdha ndërkombëtare?

Sot jepet vendimi për Haradinajn në Francë. Çfarë thonë ekspertët penalë?

Sot jepet vendimi për Haradinajn në Francë. Çfarë thonë ekspertët penalë?

Lirimi i Haradinajt, AAK: Autoritet franceze të mos vihen në shërbim të Serbisë

Haradinaj nuk ia del as sot, shtyhet me një muaj gjyqi në Francë

TE FUNDIT

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve
5 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet në Bruksel, ku po denoncon atë që ai e cilëson “farsë elektorale”, ndërkohë...

Lexo më shumë

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
5 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë kanë dështuar që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare,...

Lexo më shumë

“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria

“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria
5 Qershor, 2025

Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali ka reaguar pas fjalës së deputetëve të opozitës, duke u shprehur se nuk mund të...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin
5 Qershor, 2025

Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të mbahet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com