Ish-ministri i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, për çështjen e Gërdecit.
Mësohet se Bumçi është thirrur në SPAK, si një person që ka dijeni për çështjen. Ai ishte paraqitur më herët vetëm në prokurori.
Për çështjen “Gërdeci” hetimet u rihapen pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.