Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen Balluku, si dhe për tenderat tek AKSH-i.
Haxhiu u shpreh se SPAK duhet lavdëruar. Sipas tij, SPAK tashmë nuk konsiderohet më institucion që është kapur nga Rama, siç pretendohej më herët, por se godet dhe vetë qeverinë, duke ngjallur shpresë tek qytetarët.
“Duhet lavdëruar SPAK-u për guximin, për të gjitha që ka bërë. Nuk është e lehtë, që ndërtohet edhe një rrëfim, por gjithashtu edhe të bëhen që në fillim të mandatit të katërt të gjitha këto akuza. Ka qenë një periudhë, kur nuk ka pasur institucione të opozitës, as në bashki nuk ka qenë. Me gjithë mosbesimin që kanë pasur të gjithë ndaj SPAK-ut, po rreshtohen të gjithë për guximin që po bën SPAK-u. Kjo është përparësi e jashtëzakonshme në diskursin shoqëror në këto kohë. Derisa është quajtur si institucion drejtësie i Ramës, tashmë është kthyer në institucion që është kthyer në shpresë për shoqërinë. Por ajo që më bën përshtypje është fakti që janë dërguar 16 mijë faqe nga SPAK në parlament për të kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Por, SPAK mund të dërgonte pak faqe dhe të përmblidhte atë që kërkonte”, tha Haxhiu.
Kujtojmë se SPAK ka nisur hetimet për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për të cilën kërkon edhe heqjen e imunitetit në parlament. Ndërkaq, po SPAK po heton tenderët e dyshuar korruptivë tek AKSHI.














