Ish-ministri, Arben Ahmetaj, është thirrur këtë të enjte në SPAK.
Arben Ahmetaj është në hetim nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale: “shpërdorim detyre”, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”.
Në kuadër të hetimeve ndaj tij, më herët janë kryer kontrolle dhe janë vënë në sekuestro dy vila, njëra në jug të vendit dhe tjetra në zonën e Hamallajt, ndërsa janë marrë në pyetje disa persona.
Vetë Ahmetaj ka kundërshtuar kontrollet e SPAK nën argumentin se ai gëzon mandatin e deputetit dhe SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi i Republikës.
Por Gjykata ka rrëzuar të gjitha ankimimet e tij./Opinion.al