Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimet ndaj Trump, një tjetër diplomat amerikan dëshmon para Kongresit

2019/10/15 at 6:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Donald Trump do të publikojë sot vendimin për marrëveshjen me Iranin. A do të tërhiqet ai siç e kishte paralajmëruar?

Diplomati amerikan, George Kent, do të dëshmojë në hetimet që po kryen Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, kundër presidentit amerikan, Donald Trump, një ditë pasi ish-këshilltarja e tij për Rusinë, Fiona Hill është thënë të ketë deklaruar për “keqbërjet” në politikën kundrejt Ukrainës.


Kent, që ka luftuar korrupsionin në Ukrainë dhe vende tjera, pritet të dëshmojë më 15 tetor në hetimet që kanë në fokus një bisedë telefonike të 25 korrikut në mes të Trumpit dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Gjatë bisedës, Trump i ka kërkuar Zelenskiyt të punojë me avokatin e tij personal, Rudy Giuliani dhe Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr, në hetimet për ish nën-presidentin amerikan, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.

Dëshmia e tij vjen pasi Fiona Hill, ish-Drejtorja për Çështje Evropiane dhe Ruse në Këshillin për Siguri Kombëtare gjatë administratës së Trumpit, ka kaluar gjithë ditën në Uashington duke iu përgjigjur pyetjeve nëse Trump ka abuzuar me pushtetin gjatë bisedës që ka zhvilluar më 25 korrik.

CNN dhe New York Times, kanë cituar burime të tyre të kenë thënë se Hill ka dëshmuar për keqbërje të lidhura me politikën kundrejt Ukrainës.

Bazuar në burime, Hill ka dëshmuar se ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton i ka cilësuar veprimet e kryera nga njerëzit rreth Trumpit sikurse ato të “marrëveshjeve për drogën”.

Mirëpo Trump në anën tjetër ka insistuar se nuk ka asgjë të gabueshme në bisedën telefonike me Zelenskiyn.

Në kohën kur është zhvilluar kjo bisedë, Trump pati pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën në vlerë të 391 milionë dollarëve.

Përmes kësaj ndihme më herët, SHBA-ja ka synuar t’i ndihmojë Kievit që të luftojë separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Avokati i Trumpit ka pasur afat deri më 15 tetor për të dorëzuar dokumentet që ka kërkuar Kongresi, të cilat lidhen me Ukrainën.

Mirëpo asnjë anëtar i administratës së Trumpit, nuk ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar në hetime.

Më 16 tetor, Michael McKinley, i cili së fundmi ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të lartë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se do të marrë pjesë vullnetarisht në intervistim.

Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve mund të rezultojnë me gjykim në Senat rreth asaj nëse Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqbërje”.

Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që ka nisur një procedurë për shkarkim të presidentit, ndonëse asnjëri prej presidentëve nuk është larguar nga pozita përmes këtij procesi./ Burimi:REL.



Ju sugjerojmë

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Para
Foto/ Kush është “ushtari” i Met Kananit që u ekzekutua

Plagosën 24-vjeçarin arrestohen babë e bir në Tiranë

Meta takon kryeministrin italian: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik

Meta takon kryeministrin italian: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik

Kjo është arsyeja pse Princ William dhe ate u ndanë për 8 muaj

Larg luksit mbretëror, me çfarë po udhëtojnë Kate dhe William në Pakistan
















TE FUNDIT

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
13 Korrik, 2025

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris u pranuan në listën e objekteve të...

Lexo më shumë

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme do të mbahet përpjekja e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca në Kuvend, do të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
13 Korrik, 2025

Ditën e diel, 13 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
13 Korrik, 2025

Dashi Sot, përqendrohuni te pushimi dhe rigjenerimi. Është një kohë e mirë për t’u përqendruar te familja dhe relaksimi. Një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com