Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka folur në lidhje me hetimet ndaj ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Marku u shpreh në “Top Channel” se hetimet ndaj Llallës po vazhdojnë, por priten dhe letër-porositë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.
“Në dijeninë time po vazhdon. Nuk mund të them se po zvarritet. Kam dijeni më të madhe pasi letër-porositë kalojnë përmes zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Di që nuk ka përgjigje nga autoritetet amerikane dhe gjermane të drejtësisë. Nuk është refuzuar informacioni. Priten përgjigjet”, tha Marku.
Përsa i përketë hetimeve për grabitjen e parave në aeroporitn e Rinasit, Marku tha se çështja është thuajse e zbardhur.
“Ajo dosje është pothuajse e zbardhur. Është punuar shumë mirë si rrallëherë”, u shpreh Kryeprokurorja e përkohshme. Opinion.al E.Xh.