Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për nisjen e hetimeve të SPAK ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Berisha tha se gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të SPAK, SHISH-it dhe Autoritetit të Dosjeve, në aneksë të zyrës së kryeministrit Rama.
“Gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të SPAK, SHISH, Autorutetit të Dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kemi një shtet monist. Partia Demokratike ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë. E ka votuar në vitin 1996, dhe në 2008”, tha Berisha./Opinion.al