Në kuadër të operacionit “Kulmi”, i nisur nga Qendra Operative e Bari si pjesë e një ekipi të përbashkët me SPAK dhe Eurojust, që nisi në vitin 2017, sot janë lëshuar 19 urdhra ndalimi.
Këto urdhra janë zbatuar nga Drejtoria e Hetimit Antimafia Dia, ndërkohë që miratimi për ekzekutimin e tyre erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë më 14 dhjetor.
Qendra Operative e Bart, SPAK dhe Eurojust bënë të mundur çmontimin e një organizate të fuqishme kriminale transnacionale të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit.
Grupi kriminal, sipas akuzave, kishte degë përtej territorit shqiptar, në Pulia dhe Bazilikatë dhe përbëhej nga italianë dhe shqiptarë. Kujtojmë se më herët, si pjesë e këtij grupi janë arrestuar 27 persona, ndërsa u sekuestruan mbi 3.3 ton drogë përfshirë marijuanë, kokainë dhe heroinë./Opinion.al