Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetim gjyqtarit, rihapet dosja e vdekjes së bashkëshortes së Alban Hoxhës

2017/04/20 at 5:19 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetim gjyqtarit, rihapet dosja e vdekjes së bashkëshortes së Alban Hoxhës

Rihapet çështja penale për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit. Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka urdhëruar hapjen e hetimit disiplinor për gjyqtarin Altin Abdiu, i cili gjykoi çështjen e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së Alban Hoxhës, për të cilën u shpallën fajtor për mjekim të pakujdesshëm, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, por që u dënuan vetëm me 4 milion lekë të vjetra gjobë.


Inspektorati është vënë në lëvizje pas ankimimit të këtij vendimi nga i ati të ndjerës, Enver Haka, i cili me dy shkresa të ndryshme ka kërkuar verifikim të këtij vendimi nga ana e Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Drejtësisë. Në këto shkresa i ati i Dorianës ngre pretendimin se vendimi ndaj të pandehurve Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, të dënuar për kryerjen e veprës penale “Mjekim i pakujdesshëm”, nuk i përgjigjet pasojës së ardhur. Për këtë arsye ai kërkon nga institucionet përgjegjëse që të marrin në shqyrtim rastin në fjalë dhe të vlerësojnë procedurën dhe masën e dënimit që gjyqtari Abdiu ka dhënë ndaj dy të akuzuarve.

Pasi ka marrë në administrim dy kërkesat e Enver Hakës dhe dokumentacionin që ai dispononte rreth kësaj çështje, Inspektorati ka kryer verifikimin paraprak mbi arsyet që e çuan gjyqtarin Altin Abdiu në këtë masë vendimi dhe për arsyet e tjera që çuan atë në tjetërsimin e vendimit të parë me një dënim me gjobë. Siç bëhet e ditur në urdhrin për nisjen e hetimit disiplinor, Inspektorati ka vënë re shkelje të rënda të kryera nga gjyqtari në fjalë, ndaj dhe kërkon që ato të verifikohen nga ekspertët duke i ballafaquar ato edhe me konkluzionet e nxjerra nga Prokuroria, dokumentacionet shtesë, por edhe me dëshmitë e provat që duhet të merren nga personat që kanë dijeni për këtë gjykim. “Nga shqyrtimi fillestar i ankesës dhe dokumenteve të bashkëlidhura u konstatua se informacioni i paraqitur nga ankuesi është i mjaftueshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit Altin Abdiu i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Të dhënat e ankesës përmbajnë fakte dhe rrethana nga të cilat konstatohet se ka dyshime të arsyeshme se shkelja mund të jetë kryer.

Inspektorati çmon se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit Altin Abdiu i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lidhur me vendimin penal nr.4073 datë 21.12.2016. Analiza e të gjitha fakteve dhe rrethanave të verifikuara nga Inspektorati konfirmojnë dyshimet se shkelja disiplinore mund të jetë kryer nga gjyqtari Altin Abdiu”, – thuhet në vendimin e Inspektoratit të KLD-së. Ndaj nisur nga këto konstatime Inspektorati ka ngarkuar dy nga inspektorët e vet, që të nisin hetimin e plotë të kësaj dosje dhe të marrin në pyetje gjyqtarin Altin Abdiu, sekretaren e seancës gjyqësore, kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë dijeni për çështjen. Hetimi ka nisur zyrtarisht gjatë ditës së sotme dhe do të shtrihet në harkun kohor të një muaji, ndërsa inspektorët do të marrin në dorëzim edhe dosjen e plotë që gjendet në Gjykatë për rastin në fjalë.

“Për efekt hetimi të evidentohet çdo e dhënë që lidhet me përmbajtjen e ankesës, si dhe të dhënat që tregojnë shkelje me pasojë përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit apo të dhëna për vlerësimin e saj profesional. Për këtë qëllim të merren kopje të akteve që dokumentojnë rezultatet e hetimit, si dhe të merren shpjegime nga gjyqtari, sekretarja gjyqësore, kryetari i gjykatës, si dhe çdo subjekt tjetër që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit”, – shprehet më tej Inspektorja e Përgjithshme e KLD-së, Marsida Xhaferllari në urdhrin e saj. Mjekët Elona Burda dhe Petrit Rexhepi janë gjetur fajtorë nga Gjykata e Tiranës për mjekim të pakujdesshëm të 25 vjeçares Doriana Hakës, çka solli edhe vdekjen e saj më 19 nëntor të 2014, pas lindjes së djalit. Por pavarësisht pasojës shumë të rëndë që solli kjo vepër penale, gjyqtari Altin Abdiu gjykoi dhe vendosi që ti dënojë dy mjekët e mësipërm me vetëm 4 milionë lek të vjetra gjobë.

 

Etiketa: Alban Hoxhahetim gjyqtaritrihapet dosja


Ju sugjerojmë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

22 Shtator, 2025 9:57 pm
Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
Kronikë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

22 Shtator, 2025 9:02 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Bota

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

22 Shtator, 2025 8:27 pm
Para
Skandali/ Lidhjet me Vilma Nushin, konceisioni i laboratorëve në spitale, pritet ti jepet kompanisë së familjes së Drejtoreshës së Farmaceutikës

Skandali/ Lidhjet me Vilma Nushin, konceisioni i laboratorëve në spitale, pritet ti jepet kompanisë së familjes së Drejtoreshës së Farmaceutikës

“21 Janari”/ Blushi: Qeveria ka blerë gjakun e viktimave me para. Gardistin që qëlloi e vuri kryetar partie

Blushi zbulon arsyen pse Meta nuk hyn në koalicion me Ramën

10 truke për një shtëpi që shkëlqen, pastrimet e zgjuara të pranverës

10 truke për një shtëpi që shkëlqen, pastrimet e zgjuara të pranverës
















TE FUNDIT

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
22 Shtator, 2025

Anxhela Faber, CEO e Faber Media, gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për projektligjin për barazinë gjinore, është shprehur se mbështet...

Lexo më shumë

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
22 Shtator, 2025

Nga debate të forta është përfshirë studio e Opinion në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Një nga kundërshtuesit e...

Lexo më shumë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com