Milioneri kosovar është në probleme serioze me ish gruan e tij. Gazeta britanike “Evening Standard” shkruan se, “Hetem Ramadani, i cili konsiderohet edhe si Baroni i naftës, është në një betejë divorci me ish bashkëshorten e tij për çështjet e pasurisë”. Çifti e ka prishur martesën në vitin 2011 në gjykatën sllovene, ku kanë ndarë edhe pasurinë prej 3.5 milion euro. Ish-gruaja e tij, Hazbije Ramadani pretendon se Hetemi ka një pasuri prej 48 milionë euro, ndaj ka kërkuar që çështja të shqyrtohet edhe më tej. Për këtë arsye Hetemi i është drejtuar Gjykatës së Apelit në Londër për të shfuqizuar vendimin.