Ndonëse në heshtje zgjedhore përpara zgjedhjeve të nesërme në Maqedoninë e Veriut për parlamentin dhe presidentin e ri, shënohet dhe incidenti i parë.
Ministria e Brendshme raporton se në stacionin policor në Bit Pazar është raportuar se tre persona kanë tentuar të hapin derën hyrëse dhe portën e objektit të Komunës së Çairit, ku ruhet materiali zgjedhor.
Të dyshuarit u larguan menjëherë pasi janë vërejtur nga punonjësi i policisë, i cili po ruante materialin zgjedhor dhe nuk kanë marrë asnjë gjë nga qendra zgjedhore.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për gjetjen e autorëve.