Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heshtja që dëmton Fatmirin dhe Arten

2018/05/14 at 7:22 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Nga Desada METAJ

Fatmir Xhafa dhe Arta Marku duket se po kalojnë sot ditën më të vështirë në karrierën e tyre. I pari, aktualisht ministër i Brendshëm, për të disatën ditë po përballet me çështjen e të vëllait. Një ish trafikant i dënuar me të paktën 7 vite burg në Itali, por që nuk ka shlyer asnjë ditë nga dënimi i drejtësisë italiane.

Pretendimet e ministrit Xhafa se nuk mban përgjegjësi për veprimet e të vëllait “në moshë të re”, duket se po bien tërësisht poshtë pas publikimit që PD i bëri sot një bisede të pak kohëve më parë. Ku vëllai i ministrit të Brendshëm (aktualisht me emrin Geron Xhafaj) duket se nuk ka hequr dorë nga “zanati” i vjetër i trafikantit, këtë herë në Shqipëri dhe i paprekur nga organet e rendit.

Sado të përpiqen avokatët politikë të Fatmir Xhafajt, është shumë e vështirë që t’ia shpjegosh qoftë dhe një shtetasi të thjeshtë të BE-së se vëllai i ministrit të brendshëm është trafikant dhe policia nuk bën asgjë për t’a ndaluar. Edhe më e rëndë duket situata për prokuroren e përgjithshme. Që prej të enjtes, kur deputeti demokrat Alibeaj e ftoi publikisht të nisë hetimet për mosdorëzimin drejtësisë italiane të Agron (Geron) Xhafaj, Prokuria e Përgjithshme të paktën publikisht ka heshtur. E njëjta prokurore e përkohshme që për protestën e banorëve të Kukësit reagoi dy orë pas ngjarjes, këtë herë veprimet apo mosveprimet i mbulon me heshtje. Përtej mënyrës si u zgjodh dhe emërimeve të kontestuara, deri më sot zonja Marku nuk ka ndërmarrë asnjë akt i cili do t’a zhvishte ndopak nga akuzat e shpeshta të opozitës si “vegël në duart e ministrit të Brendshëm”.

Për më tepër, në ditën kur PD denoncon një përgjim që në çdo vend normal do kishte ngritur prokurorinë në këmbë, ministri i Brendshëm dhe Prokuroria e Përgjithshme thjesht nuk ndihen publikisht.

Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku sot janë në ditën e tyre të madhe të provës. I pari, për të treguar së paku dinjitet njerëzor e për t’u larguar nga detyra, duke vënë në dispozicion të drejtësisë vëllain e tij për akuzat e ngritura.  E dyta, për të bërë qoftë dhe akt formal, atë të nisjes së hetimeve për përgjimet telefonike dhe pretendimet e mëparshme të opozitës për vëllain e Fatmir Xhafajt dhe akuzën e rëndë të falsifikimit të procesverbalit të mbledhjes së komisionit të ligjeve.

Të paktën, për të na bindur se e kanë patur seriozisht kur na kanë folur për reformë në drejtësi dhe vetting. Përndryshe, si dhe ish bashkëpunëtorë të mëparshëm të Edi Ramës duhet të përgatiten të flaken prej tij në momentin kur zullumi do trashet dhe askush nuk do ketë guximin t’i mbrojë. E si të tillë, nuk do jenë gjë tjetër veç kukulla të keqpërdorura, në mëshirë të të zgjedhurve të rinj të Edi Rmës. Që siç përvoja ka treguar nuk i del zot askush kur janë thjesht limona të shtrydhur, madje as ata ndërkombëtarë që dikur i ndihmuan të uleshin në karrige.

Etiketa: desada metaj

Ju sugjerojmë

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
Kryesore

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

3 Nëntor, 2025 5:20 pm
Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Para
Orinda Huta sqaron marrëdhënien e saj me Elvana Gjatën

Orinda Huta sqaron marrëdhënien e saj me Elvana Gjatën

Djegia e burrit në makinë në Fushë-Krujë, Berisha: Forca e krimit godet me egërsi!

Berisha zbardh detajet nga takimi 3 orësh mes Gaz Demit dhe Tahirit

Ngjitur me njëra-tjetrën, modelet shijojnë momentet në Festivalin e Filmit në Kanë

Ngjitur me njëra-tjetrën, modelet shijojnë momentet në Festivalin e Filmit në Kanë

TE FUNDIT

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimmarrja...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si...

Lexo më shumë

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
3 Nëntor, 2025

Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses që i jep të drejtë Erion Veliajt, e kështu ky i fundit...

Lexo më shumë

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
3 Nëntor, 2025

SPAK ka dalë me komunikatë zyrtare, ku bën me dije akuzat që rëndojnë ndaj ish kreut të ARRSH, Ervis Berberi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com