Kronikë

Heroinë në kuti shkrepsesh dhe 2.6 milionë lekë, arrestohen dy trafikantët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 05/07/22 |
Opi Nion

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Fier në kuadër të operacionit të koduar “Corner”,  për goditjen e shpërndarjes së drograve të forta.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se janë vënë në pranga A. M., 45 vjeç, banues në Celigradë, Fier dhe E. T., 32 vjeç, banues në Grecalli, Fier.

Dy personat e arrestuar sipas policise janë kapur në flagrancë në lagjen “15 Tetori”, Fier, duke i shitur lëndë narkotike heroinë, shtetasit A. H., 24 vjeç, banues në Fier, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të shtetasve A. M. dhe E. T., si dhe gjatë kontrollit në banesat e tyre, oficerët e Policisë gjetën dhjetëra doza me lëndë narkotike heroinë, në paketime me kuti shkrepsesh, një shumë e konsiderueshme parash të valutave të ndryshme, me vlerë rreth  2.6 milionë lekë të rinj, 10 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Pas