Policia italiane ka goditur një grup kriminal ku janë sekuestruar 38 kilogram marijuanë dhe 7.4 kilogram heroinë. Mësohet se drogë më vlerë mbi gjysmë milion euro vinte nga Shqipëria dhe do të shpërndahej në Napoli. Janë prerë urdhër-arrestet për 29 persona, shqiptare dhe italiane dhe 9 prej tyre janë ekzekutuar nga policia. Hetimet për grupin kriminal kanë nisur që në Maj të vitit 2016.
Lajmi në median italiane “NapoliToday”