Kronikë

Heroina në Elbasan, kapet shpërndarësi kryesor (Emri)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 27/11/20 |
Opi Nion

Një tjetër shtetas është vënë në pranga nga policia, në vijim të operacionit të zhvilluar ditën e djeshme në Elbasan, ku u sekuestruan 4 kilogram e 215 gramë heroinë.

I arrestuari është 36-vjeçari, Gazmir Harremi, i cili sipas policisë ishte personi që i siguronte drogën grupit që u arrestua një ditë më pare. “Si rezultat i  hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H”, njofton policia.

Në lidhje me ngjarjen, ditën e djeshme u arrestuan 5 persona të tjerë, Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj.

Ngarkesa me heroinë u kap në një furgon me lëndë drusore i cili kishte ardhur nga Turqia dhe po shkonte në drejtim të Greqisë.

Ndërkohë, autoritetet thonë se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas