Për profesionistët e ngjitjes, “El Capitan” paraqet një lloj “studimi të doktoratës”. Ngjitja e këtij formacioni shkëmbor, më të zorshmit në botë, i bën të pavdekshëm dhe pjesë të historisë pasionuesit e këtij sporti ekstrem.
Në këtë grup është edhe një kosovar – Ardian Prishtina.
Për alpinistin kosovar pushtimi i këtij shkëmbi, në zemër të parkut nacional të SHBA-së, Yosemite, është diçka që e bën krenar dhe e bën të krahasueshëm me legjendat e ngjitjes, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por Prishtina është tepër i ri për t’u marrë dhe krenuar me sukseset e së kaluarës. Ai u është kthyer përgatitjeve intensive për një ngjitje tjetër të këtij shkëmbi. Tash do të zgjedhë një rrugë më të vështirë të ngjitjes, nga disa sa ka “El Capitan”.