Prej disa kohësh ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve. Por këtë të shtunë është vënë në pranga. Zjarrfikësi Lorenc Hatia, me gradën inspektor u arrestua nga SHÇBA, pasi familjarët e denoncuan për akte dhune.
Hatia nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi në kohën kur ra zjarr në Bibliotekën Kombëtare fotoja e tij gjatë “aksionit” për të shpëtuar pasurinë kombëtare u shpërnda masivisht në rrjetet sociale.
Por përfshirja e efektivëve në krime, fatkeqësisht edhe më të rënda, nuk janë raste të izoluara. Vetëm pak ditë më parë një efektiv i Gardës vrau gruan e tij, ndërsa një efektivi policie në Gruemirë iu publikua një video intime dhe u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur. Por sipas ekspertëve rreth 70 % e efektivëve kanë mbistres në punën e tyre dhe një pjesë e madhe e janë të keq-paguar dhe ndërsa rrinë dhe shumë orë jashtë orarit zyrtar të punës. Dyshime ka dhe për testin psikologjik që ata kalojnë. /G.F Opinion.al