Aktori i njohur Herion Mustafaraj do të sjellë një komedi shumë interesante muzikore në Teatrin Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”. “Sexterapi në Kryeqytet” është një pjesë shumë interesante ku gërshëtohen tingujt e këngës popullore të Tiranës dhe Rrock- ut .
“Një çift emigrantësh shqiptar të Amerikës të ardhur me pushime në Shqipëri e gjejnë veten duke u përzier me hallet e tyre që donin ti harronin. Zgjidhja ka vetëm një emër: Sexologu i famshëm Dr. Babole…”. Herion Mustafaraj i njohur nga publiku si “Beni ecën vet” përveçse aktor është edhe skenarist dhe regjisor i kësaj shfaqje.