Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Herën e fundit më kapi ajo për fyti”, e mitura përshkruan dhunën në familje: Kam frikë ta lë mamin vetëm

2025/02/11 at 9:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Herën e fundit më kapi ajo për fyti”, e mitura përshkruan dhunën në familje: Kam frikë ta lë mamin vetëm

Për çështjen e dhunës psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses së tij në Shirgjan të Elbasanit, emisioni “Stop” në Tv Klan komunikoi me Taulant Qosjen, ish-partnerin e saj të akuzuar. Ky i fundit pretendon se partnerja dhe familjarët e saj kanë bërë kallëzim të rremë.

Ish-bashkëjetuesi: E ëma me të vëllain bëjnë kallëzim të rremë, sikur unë e mbaja mbyllur, e torturoja, e rrihja, e bëja. Erdhi policia, foli me zonjën.

Gazetarja: Pse, ju nuk e keni prekur asnjëherë me duar?

Ish-bashkëjetuesi: Jo, jo! Fare! Dëgjo të lutem! Dhe atë natë, që ka ik përfundimisht ia nxorëm valixhen, urdhëro zonjë, mund të dalësh, të ikësh!

Gazetarja: Me fëmijën apo pa fëmijën?

Ish-bashkëjetuesi: Fëmija ishte aty normal!

Gazetarja: Z. Taulant, po ato valixhet ku kanë humbur që zonja nuk ka mundur t’i tërheqë?

Ish-bashkëjetuesi: O zonjë! Unë kam përgjegjësi për sendet e mia personale.

Gazetarja: Kam informacion që ju keni kamera sigurie. Janë në funksion?

Ish-bashkëjetuesi: Kamerat e sigurisë nuk janë në funksion!

Gazetarja: Pse, çfarë u ka ndodhur kamerave të sigurisë?

Ish-bashkëjetuesi: Po ku di unë, unë s’gjeta as aparatin e kamerave.

Gazetarja: Nuk keni ushtruar dhunë kurrë tek ajo?

Ish-bashkëjetuesi: Asnjëherë, biles herën e fundit, ajo më kapi prej fyti, herën e fundit, kur kishim debat. Fëmija do qëndrojë aty ku jam unë, biles unë du, që edhe fëmija të shikojë nënën, shikojë dhe babën, sipas rregullit dhe ligjeve. Kudo, që ta shoh në qoftë se vjen ose hyn, do çohem do iki, s’dua t’ia shoh sytë e ballit!

Psikologia Brunilda Laboviti u bën thirrje prindërve të kenë kujdes gjatë debateve dhe skenave në sy të fëmijëve, pasi traumat që mbeten tek të vegjlit mund të jenë afatgjata.

Gazetarja: Me babin si i ke marrëdhëniet?

Fëmija: Mirë.

Gazetarja: Të ka mërzitur ndonjë gjë me babin këto kohë?

Fëmija: Po.

Gazetarja: Çfarë të ka mërzitur?

Fëmija: Që i thotë mamit llafe  të pista dhe gjëra të tjera.

Gazetarja: Po ti pse i dëgjon këto gjëra?

Fëmija: Nuk e di. Gjithmonë jam aty prezent dhe kam frikë ta lë mamin vetëm.

Gazetarja: Pse, ke parë ndonjë gjë që të ka trembur që mos ta lësh mamin vetëm?

Fëmija: Po.

Gazetarja: Çfarë?

Fëmija: Dhunën.

Gazetarja: Çfarë nënkupton me dhunë ti se je shumë e vogël?

Fëmija: Me grushta ose me shqelma, me dorë.

Gazetarja: E ka bërë babi një gjë të tillë kundrejt mamit në syrin tënd?

Fëmija: Po.

Gazetarja: Kur ka ndodhur?

Fëmija: Ka ndodhur në verë.

Gazetarja: Po kundrejt teje ka pasur ndonjë tentativë?

Fëmija: Jo. Unë dua të vazhdoj të flas me babin, mjafton që ai mos të kapet me mamin tim./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

25 Janar, 2026 9:09 pm
Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
Bota

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

25 Janar, 2026 8:15 pm
Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
Kronikë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

25 Janar, 2026 6:53 pm
SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
Bota

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

25 Janar, 2026 3:05 pm
Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
Kronikë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

25 Janar, 2026 2:11 pm
Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
Bota

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

25 Janar, 2026 1:52 pm
Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
Aktualitet

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

25 Janar, 2026 1:21 pm
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Kryesore

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës

25 Janar, 2026 12:57 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

“Ishte vdekjeprurëse”, Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

25 Janar, 2026 12:04 pm
Zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës 142 të dënuar
Kronikë

Zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës 142 të dënuar

25 Janar, 2026 11:17 am
Para
“Do ta marrim!”/  Trump takon Mbretin e Jordanisë, përsërit thirrjet për të marrë kontrollin e Gazës: Plani do të sjellë paqe

“Do ta marrim!”/ Trump takon Mbretin e Jordanisë, përsërit thirrjet për të marrë kontrollin e Gazës: Plani do të sjellë paqe

Sali Berisha nga mbledhja në seli në blu: Janë bërë përpjekje çnjerëzore për ta shuar PD, por ajo u bashkua dhe shkon drejt zgjedhjeve për fitore

Berisha për Ramën: Derdhi lot krokodili ditën, në darkë i zuri vendin Veliajt

Regjistrohen dy lëkundje tërmeti në Shqipëri

Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë

TE FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
25 Janar, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas informacioneve paraprake, dy...

Lexo më shumë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
25 Janar, 2026

Protesta të mëdha u përhapën në të gjitha qytetet amerikane – duke përfshirë Minneapolis, New York City, San Francisco, Boston...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
25 Janar, 2026

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim. Një 35-vjeçar ka dalë nga...

Lexo më shumë

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
25 Janar, 2026

Moti i keq në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qindra mijëra shtëpi, sipas faqes së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com