Për herë të dytë brenda një jave ka rënë Facebook dhe Instagram. “Downdetector” ka mbi 30 mijë raportime për probleme me përdorimin e Instagram.
Pjesa më e madhe e raportimeve kanë probleme me aplikacionet në telefon, ndërsa në twitter shprehja #instagramisdowwn po bëhet virale.
Nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga platformat e Mark Zuckerberg, por kjo ka bërë që përdoruesit të jenë të inatosur që darkën e të premtes nuk mund të postojnë fotot e tyre.