Aktualitet

Heqje e tarifës 100% pa kushte? Ja si përgjigjet Albin Kurti


               Publikuar në : 21:55 - 28/02/20 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një intervistë për Euronews World, ku ndër të tjera ka folur për heqjen e taksës 100% për mallrat nga Serbia, planin për negociata me Serbinë, apo edhe çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Kurti është shprehur për dialog, nga i cili ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës. “Unë mendoj që Serbia duhet të përballet me të shkuarën e saj, me të gjitha gabimet dhe krimet gjatë luftës. Lidhur me Serbinë, ne duam barazi. Ne duam reciprocitet. Kushtet janë pjekur për t’u angazhuar në një dialog të ri për të dy palët, në regjistrin e vlerave për të ardhmen dhe regjistrin e fakteve nga e shkuara”, tha Kurti.

I pyetur nga gazetari i Euronews  Jack Parrock, lidhur me ndarje të territoreve, Kurti u shpreh: “Kosova nuk mund të përfshihet në asnjë lloj të të ashtuquajturi projekt i këmbimit apo shkëmbimit të territoreve. Të gjitha këto projekte në të shkuarën kanë dështuar dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen,  veçanërisht tani që ne jemi në pushtet. Nëse dikush tjetër e tenton sërish, zgjidhjet territoriale janë një recetë për konflikte, jo për paqen që ne kemi nevojë”.

Lidhur me heqjen e taksës 100% për mallrat serbe, pa kushte Kurti tha: “Ka një sërë barrierash jo tarifore që Serbia ushtron ndaj eksporteve të Kosovës. Ne nuk e duam reciprocitetin si një masë shpaguese, por e kërkojmë reciprocitetin si një parim i marrëdhënieve bilaterale  konstruktive dhe të shëndetshme.  Njerëzit votojnë për reciprocitet dhe ne nuk mundemi, që thjesht të heqim tarifën 100%”.

 

Pas