Aktualitet

Heqja e pasaportave diplomatike futbollistëve të kombëtares, reagon Cakaj


               Publikuar në : 22:27 - 10/09/19 |
xhu lia

Një ditë më parë futbollisti i ekipit kombëtar të futbollit, Andi Lila u shpreh se u është hequr pasaporta diplomatike.

Pas këtyre pohimeve ka reaguar Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Përmes një postimi në Twitter pak minuta përpara nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës, Cakaj i ka uruar suksese kombëtares dhe është shprehur se lajmi për heqjen e pasaportave diplomatike është i pavërtetë.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve është fund e krye i gënjeshtërt”,- shkruan Cakaj në Twitter./Opinion.al/

 

Pas