Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heqja e ndalesës për mallrat e Serbisë, ambasadori Hovenier: Hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane

2024/10/08 at 4:19 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Heqja e ndalesës për mallrat e Serbisë, ambasadori Hovenier: Hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit në mallrat e gatshme që nisen nga Serbia.

“Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të duhur për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Ne çmojmë partnerët ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregti të lirë në rajon”, ka thënë ai të martën, përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

Reagimi i ambasadorit amerikan vjen një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kufizimi për mallrat nga Serbia është hequr në pikëkalimin kufitar, Merdare.

Ai ka thënë se deri në sigurim të skanerëve të avancuar, do të ketë kontrolle të rrepta në këtë pikë.

Një transportues i grurit, u ka thënë të martën mediave se pritjet janë të gjata dhe kontrollet janë të rrepta, ndonëse gruri është lëndë e papërpunuar dhe ka hyrë nga Serbia në Kosovë edhe në të kaluarën.

Qeveria e Kosovës e pati vendosur këtë ndalesë në korrik të vitit 2023, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga Policia serbe.

Ata janë liruar më vonë, por masa ka mbetur në fuqi për mallrat përfundimtare, jo për lëndën e parë.

Vendimi për heqje të kufizimit vjen pas thirrjeve të vazhdueshme të Gjermanisë që Kosova të heqë këtë masë, me arsyetimin se po dëmton tregun rajonal, po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, dhe që kështu mund të rrezikojë pjesëmarrjen në Proces të Berlinit dhe nisma tjera rajonale.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor.

Kosova ka qenë pjesë e Procesit të Berlinit që nga themelimi i tij në vitin 2014, dhe disa nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të kësaj nisme rajonale janë marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare, kualifikimeve profesionale dhe bashkëpunimit në fushën e transportit, energjisë. ekologjinë, dixhitalizimin dhe roamingun.

CEFTA synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve. Pjesë e saj janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Moldavia, që prej vitit 2006.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend – UNMIK.

Kurti ka thënë të hënën se pret që në takimin e radhës, Kosova do të përfaqësohet me emrin e vet./rel

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Netanyahun: Mos ndërhy në negociatat me Iranin

29 Maj, 2025 7:49 pm
Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar
Aktualitet

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar

29 Maj, 2025 7:41 pm
Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë
Bota

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë

29 Maj, 2025 7:37 pm
Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital

29 Maj, 2025 7:10 pm
“Protestë kundër poshtërimit”, çfarë paralajmërojnë shqiptarët në Britaninë e Madhe
Bota

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri

29 Maj, 2025 7:00 pm
“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë
Bota

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë

29 Maj, 2025 6:38 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë

29 Maj, 2025 6:31 pm
Propozimi i SHBA-së për armëpushim në Gaza, Hamasi i zhgënjyer me disa nga kushtet
Bota

Propozimi i SHBA-së për armëpushim në Gaza, Hamasi i zhgënjyer me disa nga kushtet

29 Maj, 2025 6:11 pm
Dy gola secili, Messi dhe Suarez rikthejnë Inter Miamin te fitorja
Sport

Dy gola secili, Messi dhe Suarez rikthejnë Inter Miamin te fitorja

29 Maj, 2025 6:08 pm
Rusia akuzon Serbinë: Ka furnizuar me armë Ukrainën!
Bota

Rusia akuzon Serbinë: Ka furnizuar me armë Ukrainën!

29 Maj, 2025 5:55 pm
Para
Hezbollah: Nuk kemi frikë nga Izraeli, mbështesim armëpushimin

Hezbollah: Nuk kemi frikë nga Izraeli, mbështesim armëpushimin

Dy pionerë të inteligjencës artificiale fitojnë Nobelin në Fizikë

Dy pionerë të inteligjencës artificiale fitojnë Nobelin në Fizikë

Samiti Bërdo-Brioni në Malin e Zi, në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit dhe bashkëpunimi rajonal

Samiti Bërdo-Brioni në Malin e Zi, në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit dhe bashkëpunimi rajonal

TE FUNDIT

Trump paralajmëron Netanyahun: Mos ndërhy në negociatat me Iranin

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
29 Maj, 2025

Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje bërthamore me Iranin është shumë afër dhe ka paralajmëruar personalisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Lexo më shumë

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar
29 Maj, 2025

Në një mesazh në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihet i privilegjuar që ishte një ndër të...

Lexo më shumë

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë
29 Maj, 2025

Qeveria franceze ka njoftuar ndalimin e pirjes së duhanit duke filluar nga 1 korriku në vendet publike të hapura ku...

Lexo më shumë

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
29 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “ Konferenca e Pezës” në Fier. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com