Do të jetë Gjykata Administrative ajo që do të vendosë për fatin e mandatit të ish-deputetit Dashamir Tahiri.
Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë ka vendosur mos kompetencën duke ia deleguar çështjen Gjykatës Administrative të Shkallës parë.
Pritet që gjykata të hedhë shortin ditën e hënë ku do të përcaktohet dhe gjyqtari që do shqyrtoje padinë e bërë nga ish-deputeti.
Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar Tahirin me Edmodn Zejnon, i dyti në listën e deputetëve të PDIU në qarkun e Vlorës.