Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heqja e koalicioneve, Rama: Çështje teknike, do të diskutohet në vijim

2020/07/10 at 8:39 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Heqja e koalicioneve, Rama: Çështje teknike, do të diskutohet në vijim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me pretendimet e deklaruara nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se kreu i qeverisë i ka ofruar atij postin e kryeministrin me kushtin që Rama të marrë postin e Presidentit.

Gjatë një interviste për “Top Channel”, Rama e ka mohuar ekzistencën e një ofertë të tillë, duke thënë se kjo është një “barsoletë” nga ana e liderit të opozitës. Kryeministri është pyetur dhe për heqjen e koalicioneve  para zgjedhore.

Numri një i qeverisë ka thënë se heqja e koalicioneve është çështje teknike dhe se do të diskutohet në ditët në vijim, duke lënë të nënkuptohet se mazhoranca nuk ka hequr dorë nga ky propozim.

Pyetje: Kryeministri Rama keni deklaruar që në shahun politik ju jeni gjithmonë një hap përpara kundërshtarit. Në shahun e radhës politik, me pranimin e kërkesave të opozitë parlamentare, mos vallë ja keni bërë me hile opozitës jashtë parlamentare.

Edi Rama: Një film shumë i famshëm, i një regjisori legjendar ka katër personazhe që marrin pjesë në të njëjtën ngjarje dhe e tregojnë ngjarjen në katër mënyra të ndryshme. Dhe unë e mirëkuptoj gjithmonë tregimin në mënyra të të njëjtave ngjarje, por për të qenë konkret dua t’iu them që së pari ne nuk kemi rënë dakord me të gjitha kërkesat e opozitës parlamentare. Së dyti ne kemi marrë përsipër dhe do ta mbështesim deri në fund marrëveshjen me opozitën jashtë parlamentare.

Pyetje: Kryeministër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë ditës së sotme ka ngritur pretendimin se përmes disa lajmësve i keni bërë një ofertë që ai të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit ndërsa ju në përfundim të mandatit të jeni Presidenti i Shqipërisë. E keni bërë ndonjëherë këtë ofertë.

Edi Rama: Unë jam shumë i keqardhur kur politika bie në nivele të tilla, kjo është totalisht e pavërtetë. Sepse e para unë nuk e shoh kështu politikën, e dyta unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë dhe e treta pikërisht se unë besoj që populli është më i mençur se unë, mendoj që i duhet lënë popullit të zgjedhë, edhe deputetë, edhe kush është kryeministri i radhës. Prandaj me keqardhje e them që Lulzim Basha duhet të mbajë në këtë rast anën e duhur të historisë, së sotme dhe të nesërme dhe të jetë në anën e popullit dhe jo në barrikadën nga ku arrihet deri në pikën që tregohen barsoleta të tilla. Dhe ndërkohë më vjen shumë keq, kur diskutohen listat nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura për të sjellë kriminelët në parlament. Tani që unë them t’i hapim listat duke gjetur një formulë që edhe të mbrojmë një arritje të madhe, për të cilën unë jam krenar, që është përfaqësimi dinjitoz i grave në parlament, i hapkam për të futur kriminelët në parlament.

Pyetje: Zoti kryeministër folët gjatë sot për nevojën, se përse duhet të ketë lista të hapura, por shumë pak përsa i përket mospasjes e koalicioneve para zgjedhore. Do të doja të pyesja mos pasjen e koalicioneve do ta bënit ndryshim kushtetues.

Edi Rama: Përsa i përket procesit të formulimit dhe përsa i përket procesit teknik sesi do të implementohen ato që duhen shtuar dhe jo hequr nga marrëveshja e 5 qershorit, është një proces i ekspertëve dhe vendimmarrësve. Është shumë herët sot për të folur teknikisht. Ideja që Edi Rama po e bën këtë, sepse ka një interes të vetin, është një ide që funksionon për propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Para
COVID-19 në Itali, hapen pub-et dhe kalçetot në Lombardi

COVID-19 në Itali, hapen pub-et dhe kalçetot në Lombardi

Pas Serbisë, shpërthejnë protestat e dhunshme në Greqi

Pas Serbisë, shpërthejnë protestat e dhunshme në Greqi

OBSH: Transmetimi i koronavirusit përmes ajrit ka qenë gjithmonë shqetësim

OBSH: Transmetimi i koronavirusit përmes ajrit ka qenë gjithmonë shqetësim

TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com