Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas incidenti të ndodhur dfitën e sotme në Fier me LSI.
Nëpërmjet një postimi në llogainë e tij në “Facebook”, Meta shkruan që LSI nuk duhet të bie pre e provokimeve dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment.
Ndër të tjera ai shkruan se nëse ndodh që ditën e votimeve preket ndonjë votë, duhet “t’i mprehin sfurqet”.
“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.”– shkruan Meta.
Kujtojmë se Kejdi Mehmeti ka denoncuar ditën e sotme që në qytetitn e Fierit janë duke u hequr të gjitha banderolat e LSI nga Bashkia sepse do të shkojë kryeministri Rama për të zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale./Opinion.al