Ish-Kryeministri Sali Berisha është duke shijuar këtë të dielë në Bjeshkët e Rugovës. Ndërsa ka ndarë me ndjekësit e rrjeteve sociale një fotografi, Berisha e konsideron Rugovën si diamantin e Bjeshkëve.
“Në Rugovë, diamantin e Bjeshkëve të Bekuara”, shkruan ai.
I veshur sportiv, Berisha duket se ka gjetur kështu edhe një mënyrë për t’ju larguar të nxehtit të këtyre ditëve. Kujtojmë se ish-Kryeministri ka qenë veçanërisht i njohur për raportin me detin dhe orët e gjata në not, por me sa duket së fundi ka preferuar malin./Opinion.al