Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Henri Çili- Berishës: Doktor kthehu të votoj prapë, para Ramës

2017/03/31 at 10:29 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Henri Çili: Të kërkosh largimin e kryeministrit është e kot

Nga Henri Çili


Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur dje në protestën e opozitës në bulevard pa më përmendur me emër, por duke më nënkuptuar qartësisht mua dhe Universitetin Europian të Tiranës ka thënë: “Edi Rama ka krijuar mafien e tij. E dini dhe ju se Shqipëria ka rreth 50 universitete publike dhe private. Asnjë universitet publik, asnjë përveç njërit privat, nuk merr përsipër të shkelë rregullin e depolitizimit, po është një universitet i cili është bërë si Instituti i Studimeve Marksiste të Nexhmije Hoxhës. Ky është universiteti “Kristaq Rama”! Tani unë dua t’i them Rektor-Presidentit të tij: Zotëri, liritë për të cilat keni luftuar të njohin të anëtarësohesh në Partinë Socialiste, të bëhesh nënkryetar i saj, të marrësh çdo funksion dhe kjo është liria jote. Por të shndërrosh universitetin në kundërshtim me ligjet në strofull të organeve të krimit shtetëror do të ketë pasoja të rënda dhe i paralajmëroj, iu bëj thirrje studentëve t’i tregojnë vendin këtij sharlatani, t’u tregojnë vendin atyre që për xhepat, për korrupsionin kërcënojnë diplomat tuaja, për t’u bërë të pavlefshme në aktin e parë të fitores së demokracisë”.

Sigurisht u surprizova për keq dhe një ndjesi e pakëndshme m’u krijua për të paktën tre arsye:

Së pari, sepse dihet se që prej vitit 2001 kam qenë një mbështetës publik i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, një avokat publik bashkë me liberalët e djathtë dikur dhe më tej profesionalisht apo si linjë editoriale e gazetës Mapo, i nevojës së kthimit të Berishës në pushtet, i fuqisë dhe bilancit të tij reformues për vendin, si dhe në 2013 për nevojën e një mandati të tretë, historik dhe të fundit të tij.

Gjithë aq kam komplimentuar mbylljen e karrierës së tij politike në vitin 2013, përmes organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me titullin e famshëm: “Erdhi dhe iku si demokrat”.

Së dyti sepse kam ndarë me ju në biseda personale ide dhe vizione shumë të avancuara, avangardë për kohën dhe mentalitetin shqiptar lidhur me reformimin e arsimit të lartë, sipas konceptit liberal, të Milton Friedman mbi rolin e shtetit në arsimin e lartë; e famshmja “Paraja ndjek studentin”, por që për rrethanat e qeverisjes së tij në mandatin e dytë nuk u realizuan dot. Si i tillë në vitin 2013 e kam votuar publikisht dhe kam kërkuar mbështetje publikisht për Sali Berishën.

Së treti, të njëjtën gjë do bëja përsëri, nëse Sali Berisha do të ishte kryetar i opozitës; do të votoja përsëri Sali Berishën, nëse do të rikthehej kundrejt Edi Ramës. Kjo koherencë bashkë me koherencën e ideve liberale të cilat militoj në jetën publike prej gati dy dekadash dhe të cilat nuk i kam ndryshuar asnjëherë për asnjë subjekt, për asnjë temë, për asnjë arsye edhe kur koniunkturën e kam pasur kundër meje.

Kjo nuk më pengon fare të jem realist dhe dinamik për situatën aktuale politike dhe alternativave për qeverisjen e vendit. Ndryshe nga tezat populiste me të cilat kryeministri Rama erdhi në pushtet, dhe për fatin e mirë të Shqipërisë, ai adaptoi disa qasje liberalizuese brenda frymës së majtë, por gjithsesi të rrugës së tretë apo të filozofisë së Xhon Rolls (John Rawls).

Këtë kurs reformues në shumicën dërrmuese dhe reformat kryesore të vendit, përjashto taksën progresive, shëndetësinë falës dhe frymën etatiste të administratës qendrore, e kam mbështetur, përshëndetur, përfshi këtu edhe reformën universitare “Rama”.

Kjo më bën të jem krejt i hapur dhe të mendoj se cikli reformues i Ramës duhet të vazhdojë edhe një mandat tjetër.

E gjitha kjo në kontekstin e një lideri të ri të opozitës, Lulzim Basha dhe të Partisë Demokratike në përgjithësi, e cila fatkeqësisht është infektuar rrugës nga populizma gjithfarësoj, nga punizma gjithfarësoj, ekologjizma gjithfarësoj, krejtësisht jashtë frymës së qendrës së djathtë dhe të partisë së tregut të lirë dhe lirive dhe të drejtave të njeriut që ju themeluat me studentët dhe dhjetoristët dhe intelektualët e tjerë të dhjetorit, me Gramoz Pashko e të tjerë.

E mirëkuptoj populizimin e ditës, por kjo nuk do të thotë se intelektualisht nuk jam i lirë apo mund të kërcënohem nga dikush për ruajtjen e koherencës së ideve të mia.

Veçanërisht e turpshme më është dukur që Partia Demokratike dhe lideri i saj aktual Lulzim Basha ka braktisur idetë tuaja për reformën në arsimin e lartë, duke u ndikuar nga “oligarkia” puniste dhe regresive e universiteteve shtetërore, e përfaqësuar në mënyrën më të plotë nga ulërimat në Facebook të profesor doktor Artan Fugës: “Arsim publik falas”.

Çfarë më sugjeroni doktor të mbështes kryetarin e opozitës që kërkon të na kthejë pas te iluzioni dhe ideja regresive e arsimit të lartë falas?

Nuk janë këto idetë e mia, ashtu siç nuk kanë qenë idetë tuaja. Kaq për sa iu përket ideve dhe debatit publik në të cilat jam përfshirë me të drejtën time të ligjshme si grup interesi apo si botues i gazetës Mapo.

Sa për UET doktor, ju e dini mjaft mirë sepse jeni njeri me shumë informacion, që ai është një universitet cilësor, i certifikuar edhe me akreditimet ndërkombëtare përkatëse dhe standardet ligjore përkatëse.

Sa për UET ju e dini mjaft mirë doktor se UET është një institucion i hapur, ndaj të gjitha ideve, rrymave, përmbajtjeve, alternativave siç i takon të jetë një universitet dhe kështu ka qenë që nga dita e parë edhe kur ju ishit në pushtet.

Parimi ynë ka qenë i qartë dhe i shpallur botërisht: Ne jemi neutralë, por jo sterilë. Që do të thotë se jemi universalisht të hapur siç i takon statusit të universitetit në shoqëri.

Ju e dini mjaft mirë doktor se Universiteti Europian i Tiranës është i papolitizuar, megjithatë askujt nuk i mohohet jashtë auditorëve angazhimi publik për kauza të ndryshme publike apo politike, nga ato ambientaliste, tek ato për zgjedhje të lira dhe ato politike.

Askush nga pedagogët nuk ka asnjë pasojë për idetë apo veprimtaritë e tij të çfarëdollojshme përtej jetës akademike. Shumë prej pedagogëve tanë janë angazhuar në detyra të rëndësishme qeveritare në qeverisjen tuaj dje apo të socialistëve sot. Shumë prej tyre keni patur rastin t’i shihnit në krahun tuaj sot në mbështetje të opozitës. Ashtu siç the, kritikë të opozitës dhe mbështetës të qeverisë janë prezentë në media në gazeta apo rrjetet sociale. Ky është roli i universitetit në shoqëri, përkundrejt Universitetit Shtetëror, i cili në më të shumtën, me ndonjë përjashtim të rrallë, vegjeton, abuzon me fondet publike, shet provime e diploma dhe mungon si peshë dhe cilësi në debatin për mbrojtjen e interesit publik.

Si përfundim i nderuar doktor shpresoj që keqkuptime apo keqinterpretime apo momente të tensionit të lartë politik nuk do të dëshiroja asnjëherë të gjenin vend te profili juaj i lartë prej ish-kryeministri të vendit.

Ashtu sikurse të gjitha këto nuk më bëjnë të pendohem për ato që kam thënë, bërë dhe ato që kam mbështetur te mendimi juaj politik deri dje. /MAPO

Etiketa: berishaÇilireplika


Ju sugjerojmë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
Aktualitet

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

6 Shtator, 2025 8:59 pm
Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
Kronikë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

6 Shtator, 2025 8:39 pm
SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
Kronikë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

6 Shtator, 2025 8:04 pm
Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Çfarë është lodhja pranverore dhe si ta “luftoni” atë

Çfarë është lodhja pranverore dhe si ta “luftoni” atë

Hije skandali mbi Ministrinë e Mbrojtjes: Shiti armë kompanisë së dyshimtë bullgare

Hije skandali mbi Ministrinë e Mbrojtjes: Shiti armë kompanisë së dyshimtë bullgare

Pas ndarjes me Jolie, Brad Pitt takohet fshehtas me Aniston në hotel

Foto/ Brad Pitt nuk njihet më pas ndarjes nga Angelina Jolie
















TE FUNDIT

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
6 Shtator, 2025

Një burrë shqiptar që po transporton një dele në motor për ta shpëtuar nga zjarret e furishme që përfshinë zonën...

Lexo më shumë

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
6 Shtator, 2025

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, lidhur me...

Lexo më shumë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
6 Shtator, 2025

Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve...

Lexo më shumë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
6 Shtator, 2025

Është shtruar në urgjencën e QSUT-së, i penduari I drejtësisë Nuredin Dumani, i cili eshte transportuar ne masa te rrepta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com