Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hëngshin kokat e veta”/PD: Qeveria ka dështuar me vendosjen e rendit

2020/09/16 at 2:17 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dako miku im”, Bardhi: Rama ka frika mos anëtarët e bandës i hanë kokën

Partia Demokratike përmes sekretarit të saj të përgjithshëm, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku si rezultat i një atentati me eksploziv mbetën të plagosur dy kalimtarë.


Në një deklaratë për mediat Bardhi tha se ngjarje të tilla kanë si burim politikën “hëngshin kokat e veta” që sipas tij zbaton kryeministri Rama.

“Shteti që ka ndërtuar Edi Rama është ai i gangsterëve. Bandat vriten në mes të kryeqytetit, në mes të ditës dhe kriminelët nuk kapen, sepse Edi Rama ka dështuar si kryeministër. Goditja mafioze, e përjetuar nga shumë qytetarë si një sulm terrorist në një nga qendrat më të populluara të Tiranës, është pasojë e politikës së Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”. Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë. Politika “hëngshin kokat e veta” e ka burimin tek pakti i Edi Ramës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytëtarëve.”

Ai akuzoi qeverinë se ka dështuar në vendosjen e rendit dhe sigurisë.

“Kryeministri në ikje ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet, duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë. Shumë nga kriminelët që vriten rrugëve kanë marrë leje, licensa, marrin tendera, ndërtojnë pallate, ku pastrojnë paratë e trafikut të drogës. Janë këto para me të cilat financohet fushata e pistë elektorale dhe qendrimi në politikë i Edi Ramës. Kjo nuk është histori e sotme! Është historia 22 vjeçare e Edi Ramës në politikë. Ai ka punuar me krimin, e ka mbrojtur krimin, e ka pasuruar krimin! Këtu gjendet edhe përgjigja përse vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet mafioze nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden.”, deklaroi Bardhi.

“Tek qytetarët sot mbizotëron opinioni se shteti mungon dhe territori është lënë nën thundrën e krimit, duke krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së tyre. Çfarë bën Edi Rama për të këtë gjendje? Ble një makinë të re të fjalës së fundit për Ministrin e tij të Brendshëm. Duke zgjedhur spektaklin e luksit, në vend që të bëjë detyrën për të garantuar rend dhe siguri, Sandër Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim nga gangsterët që lëvizin nëpër rrugë me makina superluksoze, ose të vjedhura, ose të blera me para nga aktiviteti kriminal. Ministri sillet si bandit, duke e angazhuar Policinë e Shtetit në luftë me qytetarët dhe jo me krimin. Policia përdoret për të dhunuar opozitën, protestuesit, studentët, naftëtarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, por është kokëulur përballë krimit, sepse është e tradhëtuar nga kupola drejtuese politike e Policisë së Shtetit. Fjalët ligj, rend, siguri nuk kanë asnjë lidhje me këtë qeveri. Ajo ka dështuar në zbulimin e të gjitha vrasjeve të bujshme dhe nuk ka çuar para drejtësisë qoftë edhe vetëm 1 bos të trafikut të drogës. Kjo qeveri nuk ka më asnjë ofertë të mirë për qytetarët. Qytetarët e refuzojnë politikën e Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”. Në këtë gjendje të vështirë ekonomike, sociale, psikologjike dhe politike qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk flirton me krimin, nuk është në ortakëri me trafikantët e drogës, nuk mbahet peng nga paratë e pista të krimit të organizuar. Qeveria e PD, e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, do të ketë rendin dhe sigurinë publike prioritet kryesor të saj. Kush është për burg, do të shkojë në burg! Ligji nuk do të tregojë mëshirë për askënd që cënon jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve!”, përfundoi deklaratën sekretari i përgjithshëm i PD. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër
Kryesore

Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër

26 Janar, 2026 4:31 pm
Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
Kronikë

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës

26 Janar, 2026 3:46 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Gramsh, gruaja humb jetën pas aksidentit me kamion

26 Janar, 2026 3:03 pm
Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
Aktualitet

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

26 Janar, 2026 2:36 pm
Para
Rama: Çështja e detit të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare

Rama: Çështja e detit të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare

Gjysma e amerikanëve kanë frikë se Trump mund të refuzojë të lëshojë zyrën

Trump mohon fjalët e tij:Nuk e kam minimizuar seriozitetin e koronavirusit

COVID-19 në Kosovë/ 7 viktima dhe 92 raste të reja në 24 orët e fundit

Pandemia në Kosovë, 3 viktima dhe 76 raste të reja
















TE FUNDIT

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
26 Janar, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë,...

Lexo më shumë

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
26 Janar, 2026

Një ish-senator francez po hetohet nga drejtësia e Parisit, pasi akuzohet se i dha një deputeteje drogë të llojit ekstazi, me...

Lexo më shumë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
26 Janar, 2026

Miratohet vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës. Prej Vlorës...

Lexo më shumë

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
26 Janar, 2026

PD zhvilloi këtë të hënë foltoren e parë pa kryedemorkatin Sali Berisha, i cili ndodhet  në selinë e Asamblesë Parlamentare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com