Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hëna rozë në Peshore “marros” shenjat në dashuri. Meri Shehu tregon më fatlumët e Prillit

2025/04/01 at 7:20 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Hëna rozë në Peshore “marros” shenjat në dashuri. Meri Shehu tregon më fatlumët e Prillit

Prilli nis me ditën e gënjeshtrave dhe rrengjeve, por planetet nuk do të vazhdojnë në këtë linjë! Astrologia Meri Shehu në studion e “Rudina” në Tv Klan tha se muaji do të jetë i mbushur me shumë zhvillime.


Në datën 13 do të jetë Hëna e plotë në Peshore, ose siç quhet ndryshe Hëna rozë, e cila do të sjellë shumë ngjarje erotike për 12-të shenjat e horoskopit. Ndërkohë në datën 27 në shenjën e Demit do të jetë Hëna e plotë e cila simbolizon ndryshimet.

Si çdo fillim muaji astrologia bëri rendeitjen për shenjat e zodiakut, nga ajo më me pak fat përgjatë muajit Prill e deri tek ajo që do të jetë më e përkëdhelura e astrologjisë. Kësaj here fati qëndron krah Peshqve.

“Prilli është muaji që fillon me gënjeshtra, por nuk besoj që të kemi gënjeshtra. Prilli është një muaj i bukur në fakt. Mërkuri nga i kundërt do të kthehet i drejtë, kështu që do të çlirohen komunikimet. Do të jetë në Peshk deri në datën 14, pastaj kthehet në shenjën e Dashit, kështu që aty do marrë zjarr shenja e Dashit. Por, kemi Hënën e plotë në datën 13 në Peshore. Një Hënë e plotë shumë e bukur, shumë romantike, quhet Hëna rozë dhe bazohet tek “uni” apo “ne”. Kush do të mbizotërojë mes këtyre të dyjave?! Prandaj duhet që të gjejmë një ekuilibër midis të bërit gjërave bashkë, ose me të tjerët dhe të bërit të gjerave vetëm.

Dhe Hëna e plotë në Peshore do të ndikojë tek Dashët, Peshoret, Bricjapët dhe Gaforret, që do të marrin një ndriçim të bukur në këtë periudhë. Kemi dhe një lajm shumë të mirë, që në datën 18 Marsi kalon në shenjën e zjarrit, në Luan, që do i bëjë Luanët të marrin flatra, por dhe Shigjetarët e vetë Dashët. Kemi Hënën e re në fund  të muajit, në datën 27 në Dem, ku fillojnë ndryshime e fillime të reja për Demët, Akrepët, Ujorët dhe Luanët, të cilët do të lënë një herë e përgjithmonë të kaluarën”, tha Meri Shehu.

12. Bricjapi – Do të merren shumë më ekonominë. Hëna e plotë i kap në çështje familjare, kështu që shumë Bricjapë duhet të tentojnë që të qetësohen në çështje që kanë të bëjnë me familjen, apo dhe me projekte. Plus shpenzimet janë ato që do i lënë në këtë kategori. Megjithatë nga data 27 fillimi i Hënës së re në Dem do u japë një tendencë për të lëvizur, për të udhëtuar, për të kontaktuar me jashtë dhe pse jo për të bërë gjëra të reja. Fillimisht do të kemi një presion në çështjet ekonomike dhe shëndetësore, duke filluar që nga mesi i muajit.

11. Peshorja – Hëna e plotë rozë u takon Peshoreve. Ngjyra rozë përfaqëson Peshoret, bashkëpunimet, martesat, por do kenë pak konflikte me Dashin dhe Marsin derisa të futet në Luan në datën 18. Shumë Peshore nuk do të ndjehen nëse janë ato vetë të parat, apo dhe duhet të bashkëpunojnë, prandaj dhe do të kenë një konflikt të tillë. Ky konflikt i lë në këtë pozicion dhe me çështjet ekonomike do të hasen shumë në fund të muajit pas datës 27. Rikthimi i Mërkurit në Dash në datën 14 i bën disi më të vështira marrëdhëniet e tyre me të tjerët dhe i fut pak në antagonizëm.

10. Demi – Duhet të presin fundin e muajit, Hënën e re në shenjën e tyre, që të bëjnë një fillim të ri dhe t’i mbyllin derën njëherë e përgjithmonë të së kaluarës. Por, deri atëherë Marsi iu ushtron presion që do të futet në Luan në datën 18. Është në kuadrat me ata dhe u jep presion në çështjet familjare, antagonizma të ndryshme, por mund të kemi dhe çështje ekonomike që do të marrin përpjesëtime të mëdha në datën 13 me Hënën e plotë në shenjën e Peshores. Por, dhe puna nuk ngelet mbrapa. Prandaj këto janë data që shumë Demë do i shikojnë me qetësi, derisa Mërkuri të kthehet i drejtë në Dash dhe të paktën t’i çlirojë psikologjikisht pas datës 14.

9. Gaforrja – Katërkëndëshi që preket nga Hëna e plotë në Peshore, e cila në rastin e Gaforres është një kuadrat pozitiv, që lidhet me karrierën, kështu që shumë Gaforre do të kenë një hap në karrierë në mënyrë që do të mbyllin një herë diçka, pastaj do të tentojnë drejt hapjes. Prandaj ky bumi që do të bëhet, Gaforret duhet ta kenë kujdes sepse mund të jetë një mik, i cili mund të jetë jo shumë në favor të tyre dhe mund t’i nxjerrë nga qëllimi final. Mund të dalin nga milimetri i gjërave ekzakte të tyre, prandaj janë në këtë pozicion. Megjithatë çështjet ekonomike të Gaforreve do të marrin epërsi pas datës 18 dhe kjo tregon që Gaforret aty do të fillojnë të stimulohen, mbështetja dhe përkrahja në datën 18 do të jetë shumë pozitive.

8. Akrepi – Do të kenë një status pozitiv muajin Prill, sepse Afërdita do të qëndrojë në shenjën e Peshqve, një shenjë uji. Duke qenë në një shenjë uji e ndihmon në çështjet emocionale dhe erotike. Kështu që qetësinë bazë do e ruajnë, nuk do të kenë strese dhe nervozizma të mëdha. Pas datës 14 duhet të rigjenerojë edhe një herë çështjet e punës, duhen ide të reja, kontakte të reja, nuk do të merren shumë me punën dhe kjo sikur bllokon iniciativën kryesore të tyre. Por, do të bëjnë një karrierë të fuqishme pas datës 18. Marsi në shenjën e Luanit jep një tendencë ngritjen më të mirë të tyre, kështu që shumë Akrepë do të shikojnë një ndryshim jete. Edhe pas datës 27 bashkëpunime të reja i presin Akrepët me Hënën e re në shenjën e Demit përballë shenjës së tyre.

7. Luani – Duhet të marrin një lajm pozitiv këtë muaj, e kanë të nevojshme. Shumë planetë në peshë i kanë zhytur në ujërat sentimentalë, rrotullohen pas disa njerëzve dhe situatave të cilat nuk i kapin dot. Nuk është e natyrës së tyre kjo periudhë dhe kanë dalë pak jashtë loje. Pas datës 18 Luanët futen në qendër të vëmendjes, futet Marsi në shenjën e tyre dhe u jep dominancë, u jep krahë mund të themi dhe më në fund do të kuptojmë se ku do të jenë Luanët. Por, me ndryshime pune dhe situata të reja ekonomike mbas datës 27 me Hënën e re në Dem, që është në kuadrat me Luanin. Presupozohet një fillim i ri gjithsesi, qoftë në punë apo dhe në investime ekonomike. Nuk mbeten mbrapa as çështjet erotike, ku Luanët mund të marrin një tendencë pozitive.

6. Dashi – Dashët deri tani kanë ndenjur nën hijen e shumë planetëve në Peshk. Ka qenë dhe Afërdita në Peshk, kështu që shumë ndjenja nuk i kanë shprehur dhe nuk i kanë përjetuar. Por, kanë kaluar shumë momente sentimentale, ëndërrime dhe gjëra të tilla. Me Hënën e plotë në Peshore, që është Hëna e plotë do u jepet mundësia e një bashkëpunimi të madh, ose të shikojnë se ku janë me veten e tyre dhe me të tjerët. Të bëjnë bilancin e vetes. Pas datës 14 me futjen e Mërkurit që ishte i kundërt dhe çlirohet nga kundërshtimi dhe futet në shenjën e Dashit shumë persona të kësaj shenje do të marrin hov, komunikim, ide, takime, udhëtime, çështje studimore dhe intelektuale. Të gjitha këto gjëra do të ecin në mënyrë perfekte.

5. Ujori – Janë në një fazë shumë pozitive duke qenë se Mërkuri kthehet në shenjën e Dashit, pas datën 14. Hëna e plotë në Peshore u jep dashuri, komunikime me jashtë dhe bashkëpunime shumë të mira. Marsi futet në datën 18 në shenjën e tyre dhe duket sikur i fut në prizë në kuptimin e mirë, që i kujton kush janë dhe se me çfarë sfida mund të përballen. Me sfida që mund të jenë në lartësinë e tyre, prandaj shumë Ujorë do të gjejnë njeriun e duhur, kundërshtarin e duhur për të treguar vlerat e tyre. Të mos harrojmë që ky është një nga muajt më erotikë dhe më të favorshëm për ta. Mund të ishin në një pozicion shumë të mirë, por do e shohim që pas datës 14 do të kthehen akoma më fuqishëm, por kjo Hënë e plotë në Peshore është si një simfoni, por në rrafshin më të bukur, tregon se kush janë në të vërtetë ata. Pra shumë ndryshime ndodhin në jetën e tyre.

4. Shigjetari – Kanë një muaj pozitiv duke filluar më Hënën e plotë në Peshore dhe Marsi në Luan që futet në datën 18 i ndihmon shumë Luanët, këtu do të ketë vetëm lekë dhe erotizëm. Shigjetarët në këtë periudhë të mos pretendojnë gjëra të tjera veçse lekë, flirte dhe çdo gjë vjen nga fati. Megjithatë në datën 27 Hëna e re në Dem tregon se mund të bëni një ndryshim pune të rëndësishëm, mund të jetë pak i çuditshëm, megjithatë mbetet i rëndësishëm.

3. Binjakët – Edhe për 2-3 muaj e kanë stafetën sepse Jupiteri në shenjën e tyre po bën namin. Por, Hëna e plotë në Peshore do i ndihmojë shumë në dashuri, marrëdhënie me jashtë, në punë me ligjin dhe shtetin, kështu që le ta shfrytëzojnë sa më shumë të munden. Pas datës 14 rifutet Mërkuri në Dash, kështu që jep komunikimet e duhura, takimet e duhura, aleancat e duhura dhe shumë Binjakë do të zënë një pozicion komod. Vetëm një problem psikologjik ose një humbje me punën në datën 27 me Hënën e re në Dem, ose një reflektim i tyre i brendshëm nuk do i lërë shumë të qetë.

2 . Virgjëresha – Do merren shumë me ekonominë dhe erotizmin, namin do ta bëjnë Virgjëreshët. Mund të themi është rast i Virgjëreshës për të treguar talentet e brendshme menaxhuese në flirte, por edhe në punë. Kështu që do ta shikojmë që Hëna e plotë në Peshore do u japë një plotësim dëshire nga ana ekonomike, një investim të rëndësishëm, ose përfundimin e një investimi të rëndësishëm dhe aty do të duket se sa madhështore ka qenë kjo gjë. Edhe Mërkuri që do të kthehet në Dash në datën 14 u jep gjithmonë ide të reja për të investuar. Duhet të kenë kujdes në futjen e Marsit në Luan që është në shtëpinë e tyre të 12-të dhe ndoshta do i bëjë shumë antagonistë, por nuk do e nxjerrin dot së jashtmi këtë antagonizëm dhe mund të hahen me veten. Këtë duhet ta shikojnë me kujdes në muajt në vazhdim.

1. Peshqit – Kryesojnë gjatë muajit Prill, sepse Afërdita do të rrijë gjithë muajin në shenjën e tyre. Është futur dhe Neptuni në Dash dhe u jep disa tendenca të mira ekonomike. Do të kenë disa shpenzime kuptohet pas datës 18 me Marsin në Luan, ose do të hahen me njerëz të fuqishëm që dinë më shumë, por do të dinë ta “dredhin” muhabetin ashtu siç duan ata. Me Hënë e re në Dem në datën 27 gjithçka do të shkojë shumë mirë për Peshqit./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Zgjedhjet/ Nesër pritet miratimi i rezultateve për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin
Aktualitet

Zgjedhjet/ Nesër pritet miratimi i rezultateve për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin

23 Maj, 2025 7:56 pm
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg të Gjermanisë, plagosen disa persona
Bota

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg të Gjermanisë, plagosen disa persona

23 Maj, 2025 7:47 pm
Para
VIDEO/ Në kërkim nga drejtësia, Dodik takohet me Putinin në Moskë

VIDEO/ Në kërkim nga drejtësia, Dodik takohet me Putinin në Moskë

Berisha zbulon datën, vendin dhe orën e hapjes së fushatës së elektorale të PD

Berisha zbulon datën, vendin dhe orën e hapjes së fushatës së elektorale të PD

Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK

Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK
















TE FUNDIT

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
23 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14...

Lexo më shumë

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
23 Maj, 2025

Edhe pse arriti të merrte mbi 18 mijë vota preferenciale, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti nuk arriti që të siguronte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com