Bota

Hëna “po rrudhet”, tërmete e çarje në sipërfaqen e saj


               Publikuar në : 17:53 - 14/05/19 |
el ida

Sateliti i vetëm natyror i Tokës, Hëna është duke u zvogëluar për shkak të përplasjes së pllakave tektonike që shkaktojnë tërmete e të çara në sipërfaqen e saj.

Sipas një studimi të ri, tërmetet po e rrudhosin hënën duke krijuar shkëmbinj që ngjasojnë si shkallë, të cilat u zbuluan për herë të parë 50 vjet më parë.

Studiuesi Nicholas Schmerr i Universitetit të Maryland në SHBA, tha se studimet u bazuan mbi numrin e tërmeteve të regjistruara nga Apollo para 50 vitesh dhe nga fotografitë e viteve të fundit, të cilat kanë identifikuar mijëra shkëmbinj të formuar në mënyrë të çuditshme.

Të dhënat e sizmometrave të vendosur atje gjatë misioneve Apollo (11, 12, 14, 15 dhe 16) treguan se në periudhën e viteve 1969 – 1977, ka pasur 28 tërmete hënore, ndërsa tërmeti i fundit është shënuar në vitin 1977.

Por, sipas studiuesve, ka shumë gjasa që edhe sot në gënë të ketë aktivitet sizmik./Opinion.al

 

Pas