Aktualitet

“Hëna blu e Jozefinës”, diamant 48 milionë dollarë për vajzën 7 vjece


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 06:30 - 16/11/15 |
b.f

Peshon  12.03 karatë. Ngjyra? Një blu vecanërisht e gjallë. Diamanti i quajtur “Hëna blu”, u shit për një vlerë prej 48.4 milionë dollarë, duke u bërë diamanti më i shtrenjtë në botë.

Sipas përfaqësuesit të ankandeve David Bennett, ky është cmimi më i lartë për karat i dhënë për një diamant.

Ky cmim rekord, u arrit në një ankand në Gjenevë dhe blerësi e cilësoi këtë diamant me emrin “Hëna blu e Jozefinës”.

CNN konfirmon që blerësi i këtij diamanti është miliarderieri  Joseph Lau, pronar i  Chinese Estates Holdings.

Lau e ka bërë të udhës tu vërë diamanteve emra që lidhen me vajzat e tij, Josephine 7 vjece dhe Zoe, 13.

Sipas Forbes, pasuria e Lau, llogaritet në 9.8 miliardë dollarë.

The diamond was estimated to sell for between 35 and 55 million dollars.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas