Peshon 12.03 karatë. Ngjyra? Një blu vecanërisht e gjallë. Diamanti i quajtur “Hëna blu”, u shit për një vlerë prej 48.4 milionë dollarë, duke u bërë diamanti më i shtrenjtë në botë.
Sipas përfaqësuesit të ankandeve David Bennett, ky është cmimi më i lartë për karat i dhënë për një diamant.
Ky cmim rekord, u arrit në një ankand në Gjenevë dhe blerësi e cilësoi këtë diamant me emrin “Hëna blu e Jozefinës”.
CNN konfirmon që blerësi i këtij diamanti është miliarderieri Joseph Lau, pronar i Chinese Estates Holdings.
Lau e ka bërë të udhës tu vërë diamanteve emra që lidhen me vajzat e tij, Josephine 7 vjece dhe Zoe, 13.
Sipas Forbes, pasuria e Lau, llogaritet në 9.8 miliardë dollarë.