Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Helmut Kohl, një burrë i madh shteti

2017/07/01 at 9:29 AM
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Helmut Kohl, një burrë i madh shteti

Vdekjen e Kancelarit gjerman me periudhën më të gjatë në post e komenton Alexander Kudascheff.

Helmut Kohl-i ishte kancelari i bashkimit të Gjermanisë dhe i bashkimit të Evropës. 16 vjet ishte ai Kancelar Federal i Gjermanisë, një çerek shekulli kryetar i CDU-së – të gjitha këto flasin për një aftësi të pabesueshme për të rezistuar, një aftësi të habitshme për t’u imponuar, një dëshirë të çeliktë për pushtet, por edhe një fat demokratik në zgjedhje. Katër herë u zgjodh kancelar Helmut Kohli, një arritje politike imponuese e jetës së tij.

Si kryetar me sa duket i përjetshëm i CDU-së, ndjesia e tij për zhvillimet në radhët e veta, mosbesimi përballë rrymave kritike ishte legjendar. Megjithatë: kur në në vitin 1989 po luftonte për të mbijetuar politikisht në një kongres partie në Bremen, atë e ndihmoi hapja e Perdes së Hekurt.

Dhe: Kohli e shfrytëzoi shansin që u hap për të dhe për Gjermaninë prej rënies së diktaturave komuniste. Ai shkroi histori. Ai e shfrytëzoi dritaren e shansit historik. Kohli u bë në këto muaj burrë shteti.

Pa dyshim: Helmut Kohli është kancelari i bashkimit të Gjermanisë. Ai ishte politikani, që nuk përfilli qëndrimet e lëkundura, frikërat, rezervat brenda dhe jashtë vendit – dhe synoi që prej nëntorit 1989 unitetin e Gjermanisë, të cilin e bëri realitet më 3 tetor 1990. Ai tregoi instinkt politik, historik në atë moment kur duhej ta tregonte. Me këtë për disa ai u bë Bismarck-u i shekullit të 20-të.

Helmut Kohli megjithatë nuk ishte vetëm një patriot gjerman, i cili e shfrytëzoi dhuratën e shndërrimeve historike në Lindje të Evropës. Kancelari rekord ishte edhe një evropian i bindur. Një politikan, i cili për 16 vjet dhe në takime të panumërta evropiane të nivelit të lartë ishte gjithmonë i gatshëm për ta avancuar bashkimin e Evropës.

Kjo vlejti për Komunitetin e vjetër Evropian, për komunitetin e zgjeruar të Bashkimit Evropian, për perspektivat e anëtarësimit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, perspektiva që u realizuan me zgjerimin e vitit 2004.

Helmut Kohli ishte edhe – dhe kjo i jep atij nivelin e një burri shteti evropian – bashkëthemeluesi i monedhës së përbashkët evropiane, Euro.

Sepse ai – duke menduar në linja të gjera historike – e kuptoi, se vetëm një monedhë e përbashkët evropiane, heqja dorë nga Dojçmarka e fortë do të ndihmonin kapërcimin e antipative eventuale në Francë, në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera të BE.

Një vendim i drejtë, që e bëri të pakthyeshëm unifikimin e kontinentit të vjetër.

Helmut Kohli ishte burrë shteti. Ai ishte një politikan që përfaqësonte njëkohësisht si ribashkimin e Gjermanisë, ashtu edhe bashkimin e Evropës.

Një burrë me vendosmëri të madhe personale, i cili atë që e konstatonte të drejtë, edhe e arrinte. Kjo e bëri atë, pavarësisht nga shumë kritika veçanërisht në Gjermani, një politikan të respektuar dhe të vlerësuar veçanërisht në botën e jashtme. /DW

Etiketa: gjermaniahelmut kohlnje burre shteti

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Tre plumba në kokë mjekut në sy të djalit të vogël, zbardhet sherri me autorin

Tre plumba në kokë mjekut në sy të djalit të vogël, zbardhet sherri me autorin

Temperaturat e larta rikthejnë zjarret në vend/ Emergjencat: Bëni kujdes, ja zonat ku ka rënë zjarr

Temperaturat e larta rikthejnë zjarret në vend/ Emergjencat: Bëni kujdes, ja zonat ku ka rënë zjarr

Shkodër/ Pas vrasjes, ambulanca nuk ndizet dhe shtyhet me viktimën brenda

Shkodër/ Pas vrasjes, ambulanca nuk ndizet dhe shtyhet me viktimën brenda

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com