Një tjetër rast helmimi masiv ka ndodhur kësaj here në Bulqizë. Burime nga policia bëjnë me dije se 55 persona janë paraqitur në spital me simptoma të helmimit pasi kishin konsumuar ushqim në një restorant dasmash.
Për këtë arsye, policia ka nisur hetimet ndaj pronarit të lokalit ku është zhvilluar dasma.
Sipas policisë, një ditë më parë në Prokurorinë e Dibrës është dërguar dosja për 50-vjeçarin me inicialet D. K., banues në fshatin Ostren.
Hetimi ndaj tij ka nisur pasi dyshohet se më datë 17 gusht 2017, në fshatin Ostren i Madh, në një lokal, nga ushqimet e konsumuara, janë paraqitur në qendrën shëndetësore 55 dasmorë, me shenja helmimi, të cilët pas ndihmës mjekësore, janë larguan pa probleme për jetën.
Është duke u punuar për të përcaktuar shkakun e helmimit.