Aktualitet

Helmimi në Krujë, qytetarët protestojnë: Të dorëhiqet kryebashkiaku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:31 - 30/10/21 |
Opi Nion

Me dhjetra qytetarë, të cilët u helmuan nga uji i pijshëm në Krujë, janë mbledhur për të protestuar para bashkisë.

Qytetarët janë shprehur të indinjuar pas incidentit të rëndë që ndodhi, duke kërkuar largimin e kryetarit të Bashkisë Krujë dhe drejtorit të Ujësjellësit.

I gjithë populli i Krujës e di se nga janë marrë ato tuba të ujësjellësit, pasi janë marrë nga tubat e naftës në Ballsh. Kërkojmë që të merrem masa. Uji i ri erdhi me ngjyrë. Ndaj e hoqën atë ujin e ri”, -tha një prej protestuesve.

Aktualisht uji që shkon në banesa te qytetarëve është i pakonsumueshëm.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë rreth 600 banorë të Krujës u helmuan nga uji i pijshëm, dhe shumë prej tyre përfunduan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Analizat e kryera treguan nivele të larta të streptokokut dhe “Escherichia Coli”-it. Kanë qenë dy baktere, që kanë kontaminuar ujin e pijshëm, me të cilin furnizohen banorët e Bashkisë së Krujës./Opinion.al

Pas