Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar këtë të enjte për ngjarjen në Krujë pas helmimit të qindra personave nga uji.
Në një prononcim për mediat ai tha se qeveria duhet të kishte pranuar të diskutonte në Kuvend ngjarjen, të cilën e konsideroi si një “krim masiv”.
“Qeveria duhet te kishte pranuar te diskutonim sot ne parlament helmimin masiv. Vetem nga kembengulja e PD, nga prania jone e vazhdueshme ne Kruje, institucionet po levizin nga nje kembe per te nxjerre pergjegjesit. Ky eshte nje krim masiv”.
Ndërkohë Deputetja e Krujes, Merita Bakiu u shpreh: 1200 qytetare te helmuar nga uji i pijshem. Kryetari i Bashkise Artur Bushi duhet te jape doreheqjen. Pergjegjes kryesor per helmimin masiv te krutaneve.