Aktualitet

Helmimi në Krujë, 130 qytetarë të tjerë drejt spitalit, dezinfektohet depozita


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 28/10/21 |
Opi Nion

Në spitalin e Krujës vijojnë të paraqiten qytetarë me simptoma helmimi. Sipas news 24 nga dje deri sot 130 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore.

Ujësjellësi ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm ndërkohë që është dezinfektuar depozita kryesore që furnizon banesat me ujë në këtë qytet.

Ndërkohë, ditën e djeshme prokuroria ka zbarkuar te ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente, si dhe janë marrë në pyetje drejtues të këtij institucioni.

Në një reagim zyrtar Prokuroria e Krujës bëri me dije se në lidhje me këtë ngjarje ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave.

Gjithashtu është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor  në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje si dhe gjetjen e personave përgjegjës./Opinion.al

Pas