Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Helmimi Navalnit/ Gjermania paralajmëron sanksione ndaj Rusisë

2020/09/06 at 8:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Koronavirusi do të dominojë presidencën gjermane të BE-së”

German Foreign minister Heiko Maas gives a joint press conference with President of Commission Jean Claude Juncker (unseen) after their bilateral meeting on April 13, 2018 at the EU headquarters in Brussels. / AFP PHOTO / JOHN THYS

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka ngritur mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë nëse Kremlini nuk jep informacion shpejt për helmimin e dyshuar të liderit të opozitës Alexey Navalny.


Zoti Maas i tha gazetës gjermane Bild am Sonntag se kishte “disa sinjale” se Moska ishte pas sulmit.

“Nëse në ditët e ardhshme Rusia nuk ndihmon në sqarimin e asaj që ndodhi, ne do të detyrohemi të diskutojmë një përgjigje me aleatët tanë”, i tha zoti Maas të përditshmes gjermane, duke shtuar se çdo sanksion duhet të ketë “objektiva konkrete”. Gjermania është kreu aktual i Bashkimit Evropian.

“Ne kemi pritshmëri të mëdha nga qeveria ruse për të zbardhur këtë krim të rëndë”, tha zoti Maas. “Nëse qeveria nuk ka asnjë lidhje me sulmin, atëherë është në interesin e saj ta mbështesë këtë me fakte”.

Zoti Maas madje nuk përjashtoi sanksionet kundër tubacionit në ndërtim e sipër Nord Stream 2, me vlerë 11 miliardë dollarë, që do të furnizojë gazin rus në Evropë.

“Shpresoj … që rusët të mos na detyrojnë të ndryshojmë pozicionin tonë për Nord Stream”, tha ai. Gjermania nuk do të ngurojë të veprojë në lidhje me ndonjë heqje të mundshme të projektit pas vlerësimit, tha zoti Maas, dhe diskutimet mbi sanksionet nuk duhet të “reduktohen” në një pikë të vetme.

Më herët këtë javë, qeveria gjermane tha se zoti Navalny ishte helmuar me agjentin nervor ushtarak Novichok.

“Vetëm një numër i vogël personash kanë qasje tek Novichok-u dhe ky helm u përdor nga shërbimet sekrete ruse në sulmin kundër ish-agjentit Sergei Skripal”, tha zoti Maas për gazetën Bild.

Autoritetet britanike kishin thënë se Novichok ishte përdorur kundër agjentit të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në 2018.

Duke folur para gazetarëve pas një takimi urgjent të ambasadorëve të NATO-s në lidhje me zotin Navalny në Bruksel të premten, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se, “çdo përdorim i armëve kimike tregon një mosrespektim total të jetës njerëzore dhe është një shkelje e papranueshme e normave dhe rregullave ndërkombëtare”.

Aleatët kishin rënë dakord, tha zoti Stoltenberg, se Rusia duhet të bashkëpunojë plotësisht në një hetim të paanshëm nën mbikëqyrjen e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Anëtarët e NATO-s gjithashtu ranë dakord se Rusia përballet me pyetje serioze që duhet t’u përgjigjet, tha ai.

Kremlini ka hedhur poshtë akuzat se fshihej pas sëmundjes së papritur të politikanit kryesor opozitar rus.

Zoti Navalny, një kritik i njohur i Presidentit Rus Vladimir Putin dhe denoncues i korrupsionit, u sëmur ndërsa fluturonte për në Moskë nga Siberia, duke shkaktuar një ulje emergjente në Omsk, Siberi.

Mjeku dhe ndihmësja e tij personale thanë se zoti Navalny kishte pirë çaj të zi në një kafene të aeroportit, për të cilin ajo besonte se ishte mbushur me helm.

Tre ditë më vonë, zoti Navalny u transferua në Spitalin Charité në Gjermani për “diagnostikim të zgjeruar mjekësor” me insistimin e gruas së tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, shoqëruar dhe me protesta ndërkombëtare. /VOA



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Dy orë e gjysmë në akull, austriaku vendos rekord të ri botëror

Dy orë e gjysmë në akull, austriaku vendos rekord të ri botëror

Takimi Kosovë-Serbi/Hyseni: Ka përafrim të qëndrimeve për njohje reciproke

Takimi Kosovë-Serbi/Hyseni: Ka përafrim të qëndrimeve për njohje reciproke

“Kaq vjet këtu, mbeta pa leje qëndrimi”, shqiptari kërcënon me vetëvrasje

Kërcënoi me vetëvrasje/Konsulli në Selanik takohet me vajzën e shqiptarit
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com