Aktualitet

Helmimi masiv në Krujë, qytetarët edhe sot drejt spitalit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 27/10/21 |
Opi Nion

Në spitalin e Krujës vijojnë të paraqiten qytetarë me simptoma helmimi. Sipas abc news edhe sot kanë nisur të paraqiten për shërbim mjekësor banorë të këtij qyteti.

Fluksi duket se ka rënë, krahasuar me dy ditët e para, megjithatë qytetarët vijojnë të kenë simptoma.

Ndërkohë për këtë situatë dje ka reaguar Ujësjellës Kanalizime në Krujë.

Në një reagim thuhej se uji i pijshëm është kontaminuar nga reshjet e dendura të shiut dhe se paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.

 “Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë”,-thuhet ndër të tjera në njoftim.

Pas